Të drejtën qytetare për të votuar e ka përdorur edhe deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Visar Hoti.
I shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Hoti i ka ftuar llapjanët që të dalin dhe të votojnë dhe të kujdesen për shëndetin e tyre, duke i respektuar masat anti-Covid.
“Qytetarë të dashur, Bashkë me Dafinën dhe anëtarët tjerë të familjes e përfunduam obligimin qytetar duke votuar në zgjedhjet lokale në Podujevë.
Ftoj gjithë qytetarët Llapian me të drejtë vote që të dalin dhe të votojnë, pastaj me të drejtë të kërkojnë përgjegjësi nga udhëheqësit e zgjedhur. Votoni dhe kujdesuni për shëndetin e juaj, respektoni masat anti-Covid”, ka shkruar Hoti.