Gjatë seancës së mbajtur ditën e sotme në Kuvendin e Shqipërisë, deputeti Ralf Gjoni u bëri thirrje socialistëve dhe veçanërisht kreut të grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla që të miratonin së bashku një rezolutë për të dënuar krimet e serbëve ndaj shqiptarëve.
Ai tha se ka ardhur koha që Tirana dhe Prishtina të flasin njëzëri, që të mos ketë kufi dhe të për të mbrojtur imazhin e Kosovës.
“Nuk ka mundësi që për shkak se kemi komplekse nga disa burracakë në BE, që ne të përdhosim luftën e Kosovës, që ka qenë luftë e shenjtë për të mbrojtur viktimat e Milloveshiqit, ndaj gjenocidit serb kundër shqiptarëve në Kosovë. Ka ardhur koha që Tirana dhe Prishtina të flasin njëzëri, ka ardhur koha të mos ketë më kufi midis Shqipërisë dhe Kosovës. Duhet të flasim njëzëri për të mbrojtur imazhin e Kosovës”, tha Gjoni.
Deputeti shqiptar tha se duhet të lihen akuzat e ndërsjella dhe të bëhemi bashkë një herë të vetme për kombin tonë, pasi -siç tha ai- kombi është mbi gjithçka dhe sidomos përmbi interesave meskine të partiçkave.
“Ju bëj thirrje socialistëve, zotit Balla në veçanti që duhet të ulemi bashkërisht ta diskutojmë në interes kombëtar ku të dënojmë gjenocidin serb ndaj shqiptarëve, s’duhet të lejojmë që Vuçiq të fitojë luftën e informacionit duke e kthyer pllakën. Ajo gjykatë në Hagë nuk u shërben interesave shqiptare, është antishqiptare. Serbia është ulur këmbëkryq në Tiranë, të bashkojmë forcat, të lëmë akuzat e ndërsjella dhe të bëhemi bashkë një herë të vetme për kombin tonë, kombi është mbi gjithçka dhe sidomos përmbi interesave meskine të partiçkave. Zoti Balla eja ulemi kalojmë një rezolutë, për të dënuar krimet e serbëve ndaj shqiptarëve”, tha Gjoni, i cili e përqendroi fjalën e tij te gjyqi ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së në Hagë”, deklaroi Gjoni.