×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputeti Shala: Rritja e pagës minimale truk, jo efektiv për përmirësimin e gjendjes

    FrontOnline
    22 Shtator 2024

    Deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës, Ferat Shala, ka thënë se edhe nëse hyn në fuqi ky vendim  siç është paraparë, kjo rritje nuk do të ketë ndikim të rëndësishëm për përmirësimin e gjendjes reale të pagës minimale.

    Ai argumenton se inflacioni i lartë dhe çmimet e konsumit familjar nuk janë marrë parasysh në këtë vendim, dhe se nuk ka pasur konsultime të mjaftueshme me Këshillin Ekonomiko-Social.

    “Parimisht edhe nëse hyn në fuqi më 1 tetor, vendimi për rritjen e pagës minimale efektet e këtij veprimi të qeverisë janë minimale duke i shtuar kësaj faktin se inflacionin gjatë këtyre viteve të fundit Kosova e ka pasur shumë të lartë dhe i shtojmë faktin se kjo pagë nuk i plotëson kriteret as minimale për jetesë”, tha Shala

    Sipas tij, ky vendim është më shumë një truk sesa një zgjidhje efektive për problemet ekonomike që përballen ata që mbështeten në pagën minimale.

    “Do të thotë ne këtë e konsiderojmë një truk, po jo efektiv për përmirësimin e gjendjes reale të pagës minimale por edhe atyre që janë të varur nga paga minimale”, përfundoi Shala.

    Nga 1 tetori paga minimale në Kosovë 350 €, sindikalistët shprehen të pakënaqur – FrontOnline

    KEDS fillon pilot projektin për inspektimin e rrjetit elektrik me dron
    Nga Rubrika
    Ekonomi22 Shtator 2024
    Drejtori i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), Sergey Maslichenko, ka deklaruar se Kosova ka potencial të madh për zhvillim ekonomik...
    Lajme22 Shtator 2024
    Ka nisur ngjarja më e madhe sportive në vendin tonë, Maratona “Prishtina 2024”, nën organizimin e Federatës Atletike të Kosovës me moton...
    Lajme22 Shtator 2024
    Njohës të çështjeve të arsimit konsiderojnë se mësimi tërë-ditor në Prishtinë nuk do të jetë lehtë i zbatueshëm, marrë parasysh mbipopullimin dhe...
    Të tjera
    Sport22 Shtator 2024
    Superliga e Kosovës vazhdon me ndeshjet e xhiros së gjashtë, ku në program janë dy sfida për tu zhvilluar. Padyshim që ndeshja...
    Lajme22 Shtator 2024
    Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Deçan, pasi të njëjtit kishin sulmuar fizikisht motrën e tyre dhe më pas e...
    Bota/Rajoni22 Shtator 2024
    Kjo e diel parashikohet të jetë me mot të qëndrueshëm dhe temperatura të larta. Moti parashikohet të jetë i kthjellët, ndërsa pasditja...
    Lajme22 Shtator 2024
    Ish-zëdhënësi i NATO-s gjatë luftës në Kosovë, Jamie Shea, ka komentuar situatën politike në vend dhe raportet aktuale mes Kosovës e Bashkimit...
    Lajme22 Shtator 2024
    Një roje është gjetur pa shenja jete në objektin ku punonte në Prishtinë dje. Policia ka njoftuar sot në raportin 24 orësh...
    Bota/Rajoni22 Shtator 2024
    Izraeli dhe Libani shkëmbyen zjarr të rëndë të dielën, me avionët luftarakë izraelitë që kryen bombardimet më intensive në pothuajse një vit...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.