Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Memli Krasniqi ka bërë të ditur se tashmë është shëruar nga virusi COVID-19.
Krasniqi tha se pas ritestimit që ka bërë dje, sot është njoftuar nga IKSHPK se ka rezultuar negative me COVID-19.
Ai tha se pas 15 ditësh trajtimi dhe ballafaqimi me virusin, e përfundoi vetizolimin dhe tashmë është I lirë që të vazhdojë punën, transmeton lajmi.net.
Postimi i plotë:
Miq të dashur,
Me kënaqësi ju njoftoj se pas ritestimit që kam bërë dje, sot jam njoftuar nga IKSHP se kam rezultuar negativ në Covid-19. Pas 15 ditësh trajtimi dhe ballafaqimi me virusin, e përfundova vetizolimin dhe tashmë jam i lirë që të vazhdoj punën dhe angazhimet e mia normalisht.
I falënderoj për kujdesin të gjithë ata me të cilët kam komunikuar në mënyra të ndryshme gjatë kësaj periudhe. Po ashtu, ju uroj shërim të shpejtë e sa më të lehtë të gjithë atyre që janë të prekur nga Covid-19. Falënderime të veçanta për punëtorët shëndetësorë që janë në linjë të parë të luftës me koronavirusin. Ju ftoj të gjithëve që të jeni maksimalisht të kujdesshëm dhe të mbani maskat, distancën sociale dhe higjienën personale.
Me respekt,