×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputeti Kinolli: Haxhiu dështoj gjashtë herë, partitë të ulen dhe të gjejnë zgjidhje

    FrontOnline
    29 Prill 2025

    Deputeti nga komuniteti rom, Ablert Kinolli, për FrontOnline ka komentuar ngërçin institucional në Kuvendin e Kosovës, duke bërë thirrje për kompromis dhe dialog ndërmjet partive politike. Ai theksoi se pavarësisht që Lëvizja Vetëvendosje ka të drejtën për të propozuar kandidatin për kryetar të Kuvendit, dështimet e njëpasnjëshme kërkojnë reflektim dhe zgjidhje politike.

    “Me gjithë respektin, LVV është subjekti i parë politik dhe i takon dhënia e emrit për kryetar Kuvendit dhe për gjashtë herë dështoj emri i zonjës Haxhiu,” deklaroi Kinolli, duke aluduar në kandidaturën e Albulena Haxhiut që nuk ka arritur të marrë shumicën e votave.

    Ai vlerësoi se zgjidhja e krizës kërkon uljen në tryezë të të gjitha partive politike për të gjetur një rrugëdalje.

    “E mira së mirës do të duhej të uleshin partitë politike dhe të gjejnë një zgjidhje për të dalë nga kjo krizë,” tha Kinolli për FrontOnline, duke shtuar se qytetarët janë të shqetësuar dhe në pritje të formimit të institucioneve.

    Deputeti rom shprehu bindjen se situata mund të vazhdoj kriza politike, nëse nuk arrihet një kompromis i shpejtë.

    “Shpresoj se do të gjindet një zgjidhje, dhe dikush do të lëshoj pe, për të dalur nga kjo krizë. Patjetër që duhet një kompromis dhe marrëveshje politike për të dalur nga kjo situatë, përndryshe kjo mund të zgjatë në pafundësi.” përfundoi ai.

    Pakicat jo-serbe kërkojnë marrëveshje politike nga partitë shqiptare të gjejnë zgjidhje për konstituimin e Kuvendit

    Nga Rubrika
    Lajme28 Maj 2025
    Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, në emisionin “Click” në RTV21 tha se pa arritur të konstituohet Kuvendi, nuk do të mund të...
    Lajme28 Maj 2025
    Njohësi i politikave ekonomike, Shenoll Muharremi tha se afërsisht 35% të të punësuarve në Kosovë, ose mbi 1/3 po rrezikohen me vendime...
    Lajme28 Maj 2025
    Komandanti i Misionit KFOR, Gjeneralmajor Enrico Barduani, priti sot vizitën e Shefit të Mbrojtjes së Gjermanisë, Gjeneral Carsten Breuer, në selinë e...
    Të tjera
    Sport28 Maj 2025
    Ka përfunduar pa gola ndeshja miqësore mes Kosovës U21 dhe Maqedonisë së Veriut U21. “Dardanët” pavarësisht që patën paraqitje më të mirë...
    Lajme28 Maj 2025
    Si zakonisht edhe gjatë ditës së nesërme të zgjedhurit e popullit pritet të mblidhen për ta mbajtur seancën e radhës. Kjo do...
    Lajme28 Maj 2025
    Ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka njoftuar se të gjitha spitalet e Rezonancës janë ofruar me vullnetin e tyre të plotë për...
    Lajme28 Maj 2025
    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës Ganimete Musliu ka reaguar pas situatës së krijuar sa i përket moskonstituimit të Kuvendit të Kosovës...
    Lajme28 Maj 2025
    Komuna e Prishtinës ka njoftuar se nesër disa nga hyrjet kryesore të Prishtinës do të jenë të mbyllura përkohësisht, si pasojë e...
    Bota/Rajoni28 Maj 2025
    Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se nuk mund të tregojë nëse homologu i tij rus, Vladimir Putin, dëshiron t’i japë fund...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.