Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Gazmend Gjyshinca, në një postim në profilin e tij në Facebook shkruan se populli i Kosovës nuk do t’i harroj ata që për të shpëtuar veten u futën në pazare territoresh.
Tutje ai thotë se dikush shtetin e vuri në shërbim të fushatës zgjedhore të Donald Trump, duke “nënshkruar marrëveshje të dëmshme sikur ajo e 4 shtatorit”.
Postimi i tij i plotë:
Populli i Kosovës asnjëherë nuk do t’i harroj ata që për të shpëtuar veten u futën në pazare të pista territoresh.
Ata që për ta ruajtur pushtetin e tyre tradhtuan vullnetin e qytetarëve dhe rrëzuan Qeverinë Kurti.
Ata që hoqën reciprocitetin me Serbinë dhe që shtetin e vënë në shërbim të fushatës zgjedhore të Donald Trump, duke nënshkruar marrëveshje të dëmshme sikur ajo e 4 shtatorit.