Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Gazmend Gjyshinca thotë se tani po kuptohen reagimet dhe sulmet e LDK e PDK kur flitej për nepotizmin dhe gradimet joligjore diplomatike.
Kjo duke iu referuar emrave të të afërmve të politikanëve të këtyre partive që janë në shërbimet diplomatike. Emrat e tyre u shfaqën nga Rtv Dukagjini.
Degradimi i skajshëm i shërbimit diplomatik po bëhen temë diskutimi mbarë shoqëror, shkruan Gjyshinca,.
E kjo sipas tij mbase është e mira e vetme nga kjo.
Ky është postimi i tij i plotë:
Tash, kuptohen më lehtë e më mirë reagimet anormale dhe sulmet e deputetëve të LDK-së e PDK-së kur ne në mbledhjet e Komisionit për Punë të Jashtme e në seancat e Kuvendit të Kosovës flisnim për nepotizmin dhe gradimet diplomatike joligjore në MPJD.
Më në fund degradimi i skajshëm i shërbimit tonë diplomatik dhe rreziku që ky degradim përbën për shtetësinë dhe prioritetet ndërkombëtare të Republikës sonë po bëhen temë diskutimi mbarë shoqëror. Mbase kjo, është e mira e vetme nga i gjithë ky turp!