×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputeti i VV-së: Zyrtarët që janë të dënuar dhe kanë aktakuzë nuk duhet të kandidojnë për deputet

    FrontOnline
    24 Nëntor 2024

    Deputeti i VV-së, Halil Thaçi, për FrontOnline, konsideron se zyrtarët që janë dënuar dhe kanë aktakuzë për korrupsion, nuk ishte dashur të kandidonin për deputet në zgjedhjet e 9 shkurtit të vitit të ardhshëm.

    ‘’Zyrtarët që janë të dënuar dhe kanë aktakuzë nuk është dashtë të kandidojnë se kohëve të fundit janë ngritur disa aktakuza që kanë të bëjnë më shumë me politikën se sa janë të vërteta’’, thotë ai.

    Thaçi, thekson se disa raste të fundit që janë ngritur nga drejtësia në vend, për të konsiderohen si të montuara politikisht dhe se nuk kanë bazë.

    ‘ Rasti i Nagip Krasniqit që është arrestuar për diçka tjetër e aktakuza për tjetër gjë. Këto raste janë të montuara politikisht dhe nuk kanë ndonjë bazë dhe personat e tillë nuk mund të penalizohen dhe të mos marrin pjesë në zgjedhje’’ shprehet ai.

    Deputeti i VV-së, shprehet shumë skeptik për punën e sistemit ligjor në vend, derisa thotë se nëse Prokuroria dhe Gjykata e ka shpallë të pafajshëm Rastin ‘’Pronto’’ s’ka çfarë të thotë më shumë.

    ‘’Prokuroria dhe Gjykata që e shpallë rastin Pronto si të pafajshëm çfarë kemi me fol më shumë për të është puro politike edhe prokuroria edhe gjykata’’ shprehet ai.

    Për deputetin Thaçi, Vettiungu mbetët i vetmi opsion për sistemin e drejtësisë.

    ‘’I vetmi  opsion për Gjykata do të ishte Vettingu me këta prokurorë e gjykatës që shpallin të pafajshëm rastin Pronto dhe shumë raste të tjera’’ tha ai. /FrontOnline/

    Kërkohet që zyrtarët që janë nën hetime si të dyshuar për korrupsion të mos jenë pjesë e listave zgjedhore

    Nga Rubrika
    Lajme24 Nëntor 2024
    Deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa, për FrontOnline, potencon se zyrtarët që janë nën hetime për korrupsion nuk do të duhej të ishin...
    Lajme24 Nëntor 2024
    Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Ferizaj, Visar Azemi shkroi për prezantimin e ideve të kësaj partive të shtunën...
    Lajme24 Nëntor 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me admiralin Rob Bauer, kryetar i Komitetit Ushtarak të NATO’s. Ajo ka thënë se prania...
    Të tjera
    Lajme24 Nëntor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në një ngjarje të organizuar në Gjilan për përmbylljen e projektit “Maths4talents”, një iniciativë që...
    Kronika24 Nëntor 2024
    Një burrë është arrestuar të premten në Mitrovicë. Ai dyshohet se ka kryer vepren penale të dhunimit. I njëjti me vendim të...
    Lajme24 Nëntor 2024
    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, po e cilëson antikushtetues, buxhetin e miratuar për vitin e ardhshëm. Siç thotë ajo,...
    Kronika24 Nëntor 2024
    Dje është arrestuar edhe një i dyshuar për plagosjen që ndodhi të enjten në Vranjec. Ai është dërguar në mbajtje. “VRASJE E...
    Lajme24 Nëntor 2024
    9 shkurti 2025 është caktuar të jetë si datë e zgjedhjeve parlamentare në Republikën e Kosovës. Tashmë partitë politike kanë filluar me...
    Lajme24 Nëntor 2024
    Lëvizja Vetëvendosje sot do të mbajë konferencë për media. Sipas njoftimit të tyre, përmes kësaj konference kjo parti do të shpalos informacione...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.