Së fundmi janë shtuar zërat që Vlora Çitaku mund të jetë e propozuara nga Partia Demokratike e Kosovës, për pozitën e presidentit.
Në një intervistë për Front Online, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Salih Zyba, konsideroi që përpjekjet e PDK-së për të u rikthyer në skenën politike përmes saj, janë koti.
“Nuk ka tëpapritura në relacionin PDK-LDK dhe nëveçanti me këtë krahun që kanë qenë deri më tani. Mirëpo, figurat që ka filluar PDK-ja t`i kthejë, t`i ofrojë, përshtypja ime është shumë personale por përkundër që e ka humbur një terren të menaxhimit të qeverisjes e sidomos të shpresës për një parë zgjedhje që mund të jenë jo larg, PDK-ja është duke bërë një përpjekje të kot që të kthejë disa figura edhe në emër të njëpërfaqësimi tash qoftë tek presidenca, qoftë me kandidatë të mundshëm për kryeministër apo për të qenë një kombinim në një marrëveshje që nuk është publike si e mundshme në mes të PDK-së apo LDK-së, si pushtet aktual”, ka thënë ai.
Kështu ai tha se Çitaku nuk është një vlerë e shtuar për vendin.
“Ajo nuk është vlerë e shtuar për vendin duke e pasur parasysh që mund të jetë një kombinim i mundshëm për ta vazhduar një Qeveri të tillë e që ne konsiderojmë e dëmshme për qytetarët. Është një përpjekje koti ashtu sikur ekziston edhe Qeveria “Koti”, ka thënë tutje ai për Front Online.
Zyba foli edhe për mosvotimin e Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike, e që sipas tij ai as nuk mund të konsiderohet si Ligj për Rimëkëmbje.
“Është fakt që ditën e djeshme gjatë seancës përpjekjet e Qeverisë përkundër mungesës së numrave të mazhorancës e futi ne seancë për ta votuar, për cilën mandati i këtij Kuvendi nuk i`a dha mundësinë këtij Ligji duke e pasur parasysh vërejtjet, sugjerimet që i ka dhënë jo vetëm VV-ja por opozita në përgjithësi për të cilën e ka kundërshtuar që gjithçka mund të quhet, por nuk është Ligj për Rimëkëmbje”, ka deklaruar Zyba për Front Online.