Sipas tij, Serbia po ja arrin ngadalë ta ndryshojë strukturën demografike në këtë pjesë të Kosovës.
“Në të gjitha lagjet bashkëbiseduam me banorët shqiptarë të cilët përkundër diskriminimit dhe dhunës sistematike nga serbët dhe mosmbështetja e shtetit të Kosovës, kanë qëndruar stoikisht në shtëpitë e tyre”, ka shkruar Bajqinovci në llogarinë e tij në Facebook.
“Sot në Mitrovicën e Veriut janë me qindra shtëpi të rrënuara, djegura dhe banesa të uzurpuara të shqiptarëve të cilëve nuk ju lejohet kthimi si dhe rindërtimi i tyre,shteti i Kosovës pothuajse i ka harruar duke investuar në rindërtimin e tyre”.
“Para lufte, kjo pjesë e qytetit i kishte mbi 60% shqiptarë, ndërsa sot janë rreth 12%”.
“Serbia po ja arrin ngadalë ta ndryshojë strukturën demografike në këtë pjesë të Kosovës”.