Deputeti i Vetëvendosjes, Agon Batusha tha për Front Online se në rast se pozita nuk do të arrin që t’i siguroj numrat për seancat e ardhshme dhe votimin e Projektligjit për Rimëkëmbjen, vendi duhet të shkojë në zgjedhje.
“Në secilin shtet kur një qeveri përballet me situata të tilla që e cenojnë demokracinë dhe funksionimin normal të institucioneve ato shkojnë në zgjedhje, por ne po shohim se këta nuk po dorëzohen, por po tentojnë të bëjnë pazare vetëm për të mos shkuar në zgjedhje”, tha ai për Front Online.