Deputeti i Vetëvendosjes, Fitim Haziri ka reaguar pas raportimit se tre ministrat e qeverisë Hoti të cilët përveç punës si ministra u rehatuan edhe në Bordin Drejtues të Fondit për Sigurime Shëndetësore.
Haziri ka thënë se në shtetin më të varfër në botë ku papunësia e varfëria po rriten çdo ditë ministrat kanë vendosur të ja trashin kuletën vetes.
“Në shtetin më të varfër të Evropës, ku papunësia e varfëria po rriten dita-ditës, edhe si pasojë e pandemisë COVID-19, tre ministria të qeverisë aktuale ia trashin kuletën vetës. Armend Zemaj, Hykmete Bajrami dhe Skender Reçica, janë punësuar edhe në Bordin Drejtues të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, ku do të paguhen deri në 850 euro në muaj”, ka thënë ai.
Deputeti i VV-së po ashtu ka thënë se dikush nuk po mund të ngopet me buke përderisa dikush tjetër ngopet me hajni.
“Shto kësaj, që punësimi i tyre bëhet një ditë pas skandalit 2 milionësh, që u vodhën nga buxheti i këtyre qytetarëve. Dikush nuk po mund të ngopet me bukë, e dikush tjetër nuk po mund të ngopet me hajni. Çdo ditë të kaluar, po binden edhe ata vetë që Lëvizja Vetëvendosje, do t’i fitojë mbi 51% të zgjedhjeve. Këta do të shkojnë për mos t’u kthyer kurrë”, thuhet në reagimin e tij.