×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputeti i VV-së pyet PDK-në: Cila është strategjia juaj për rrëzimin e kësaj qeverie?

    FrontOnline
    08 Tetor 2020

    Deputeti i LVV-së, Hajrulla Çeku ka folur rreth mocionit të LVV-së për rrëzimin e Qeverisë dhe për atë që e ka quajtur ndryshim të qasjes së partisë tjetër opozitare, PDK-së.

    “Ka qenë një apo dy ditë para se ne ta publikojmë nismën për mocionin e mosbesimit, kur nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës publikisht ka thënë që ‘le ta nisë Lëvizja, ne i japim nënshkrimet’”, ka rikujtuar ai.

    Çeku thotë se qasja e PDK-së është modifikuar më pas dhe janë shfaqur me një variant tjetër.
    “Thanë: ‘Bëjini 40 nënshkrime, silleni mocionin në seancë e pastaj ne e votojmë.’ Dikur kushtëzonin edhe që brenda atyre 40 nënshkrimeve të jenë edhe ato të z. Osmani dhe z. Avdyli. Pastaj doli një tjetër zyrtar i lartë i PDK-së dhe tha që nëse e marrin postin e presidentit dhe kryeministrit, atëherë do të hyjnë në këtë qeveri. Pastaj doli një tjetër zyrtar i PDK-së, para dy netësh, nëse nuk gaboj, i cili tha që duhet të ketë riformatizim të qeverisë e të tjera”, ka thënë Çeku në ktv.

    Ai ka shtuar se për PDK-në e ka një pyetje.

    “Nëse për ata, strategjia jonë për rrëzimin e kësaj qeverie nuk është serioze, të na tregojnë se cila është strategjia e tyre, pra cili është plani i tyre për ta rrëzuar këtë qeveri. Dhe, e dyta, të na spjegojnë dallimin mes nënshkrimit të tyre në mocionin për rrëzimin e qeverisë dhe votës në seancë për rrëzimin e qeverisë”, ka thënë ai./Front Online

    Nga Rubrika
    Lajme10 Janar 2025
    Prokuroria Themelore në Gjilan njofton se në bashkëpunim me Policinë e Kosovës ka ndaluar të dyshuarit L.G. dhe M.D. për shkak të...
    Kronika10 Janar 2025
    Një 33-vjeçar nga Prizreni, është arrestuar dhe dërguar në vuajtje të dënimit prej tetë muajsh burg, pas ekzekutimit të një urdhërese gjyqësore....
    Lajme10 Janar 2025
    Ndërmarrja publike “Trepça” ia ka ndërprerë marrëdhënien e punës A.V. Në një njoftim të lëshuar në Facebook thuhet se më 8 janar...
    Të tjera
    Lajme10 Janar 2025
    Vehbi Bujupi, banor i fshatit Arllat të Drenasit, është përballur me një situatë të pazakontë lidhur me faturën e energjisë elektrike. Ai...
    Lajme10 Janar 2025
    Gjykata e Shkodrës ka vlerësuar si të ligjshëm arrestimin e dy vëllezërve Arjon dhe Klisman Hasaj, të cilët dyshohen si autorë të...
    Lajme10 Janar 2025
    Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka marrë vendim për rritjen e pensioneve për 20 përqind për familjet e kategorive të...
    Lajme10 Janar 2025
    Avokati Arianit Koci ka thënë se hetuesi policor Idriz Gashi nuk ka marrë pjesë në asnjë tubim elektoral, siç ishte dyshuar më...
    Lajme10 Janar 2025
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, dhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, sot morën pjesë në ceremoninë e lansimit të Parakualifikimit...
    Zgjedhjet 202510 Janar 2025
    Bedri Hamza, kandidat për kryeministër nga radhët e PDK’së, ka folur sot për investimet në sektorin e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.