Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fitim Haziri ka reaguar pas vjedhjes së dy milionë eurove nga Thesari i Shtetit nga një punëtor i kësaj të fundit.
Haziri, përmes një postimi në Facebook, ka akuzuar partitë në pushtet për këtë skandal, derisa ka shtuar se tani, sipas tij, po vjedhen ka 2 milionë euro në pikë të ditës.“Tani, hajnia e tyre ka avancuar. Po i vjedhin dy milionë euro në pikë të ditës. Deri kur është boll për ju?! Në cilin skandal të radhës do të jepni dorëheqje?”, ka shkruar ai pos tjerash.
Postimi i plotë:Këta e kanë hequr fjalën korrupsion nga diskursi publik por korrupsionin jo – vetëm kanë ndryshuar mënyrën dhe rrugën.
LDK-AAK-NISMA dikur vidhnin nëpër tenderë, duke i kurdisur ata. Pastaj vazhduan që kurdisja e tenderëve të bëhet aq hapur, sa që njërit ministër të kësaj qeverie, iu dha tenderë në vlerë 5 milionë euro.
Tani, hajnia e tyre ka avancuar. Po i vjedhin dy milionë euro në pikë të ditës. Deri kur është boll për ju?! Në cilin skandal të radhës do të jepni dorëheqje?!