PDK-ja përmes një konferencë për medie është deklaruar se për një javë nuk do të merr pjesë në seancat e Kuvendit të Kosovës, për shkak të zhvillimeve të fundit të Gjykatës Speciale.
E mospjesëmarrja e PDK-së në seanca e ka vështirësuar punën pasi që seancat po dështojnë për mungesë të kuorumit.
Bojkotin që PDK-ja ia bëri seancave të Kuvendit, nga Lëvizja vetëvendosje po e shohin si veprim të pa sinqertë dhe lojë politike në mes të LDK-së dhe PDK-së.
“Unë mendoj që bojkotimi nga Partia Demokratike e Kosovës nuk ka të bëjë me Gjykatën Speciale për shkak se ata vetë e kanë votuar Gjykatën Speciale kur Lëvizja Vetëvendosje e ka kundërshtuar dhe kjo është e pasinqertë kundër qytetareve dhe atyre që po gjykohen, kjo është pjesë e lojës së PDK-së dhe LDK-së për Qeverinë dhe numrat që nuk i ka qeveria aktuale”, tha deputeti i kësaj partie, Agon Batusha për Front Online.