Deputeti i VV-së, Arbër Rexhaj, lidhur me mos-ekzekutimin e pagave të grevistëve të arsimit, ka thënë se Qeveria ka dy kërkesa ndaj tyre, dhe ajo më e rëndësishmja është për zëvendësimin e orëve.
Rexhaj në Prime Time, ka thënë se kjo duhet të ndodhë patjetër, pasi fëmijët kanë humbur shumë, raporton Gazeta10.