Lëvizja Vetëvendosje muaj më parë ka ngritur një mocion mosbesimi ndaj Qeverisë “Hoti”, mocion për të cilin nuk po gjen përkrahje më të gjerë se sa brenda partisë.
Edhe pse PDK-ja është zotuar se do ta votojë këtë mocion në rast se VV-ja e sjell në seancën e Kuvendit, një gjë e tillë nuk po ndodh.
Deputeti VV-së, Salih Zyba në një intervistë për Front Online ka thënë se VV-ja i ka votat e sigurta brenda Grupit Parlamentar për këtë mocion.
“Jemi të vetëdijshëm në numrat që i kemi në dispozicion ne si subjekt, në këtë rast edhe si Grup Parlamentar në mbështetjen që vjen nga disa subjekte ose individë, por jemi të vetëdijshëm njëherësh edhe për rëndësinë që ka për të cilën është konsideruar e domosdoshme për të ndalur një trend negativ të kësaj qeverisje që ne gjithmonë e konsiderojmë si jo legjitime”, ka thënë ai, për Front Online.
Për sa i përket bashkëpunimit me PDK-në për rrëzimin e Qeverisë me mocion mosbesimi, Zyba ka pohuar se kjo parti duhet që t`i qëndroj pas fjalëve të vetë për dhënien e votave.
“Ne i kemi ato që i posedojmë të numrit tonë qëështë i garantuar duke vazhduar si vullnet, si gatishmëri dhe si iniciativë procedurale kështu që PDK-ja duhet t`i qëndroj fjalëve të veta që e ka proklamuar dhe ka bërë kërkesë në këtë rast drejtuar neve si opozitë kryesore në vend, ka thënë se duhet të fillojë dikush dhe që në këtë rast ka nënkuptuar që ne. Ne e kemi filluar dhe e kemi kërkuar hapur mbështetjen e tyre si opozitë dhe jo si subjekt me kushte bashkëpunimi. Kjo nuk ka ardhur në shprehje në asnjë moment por duhet të jetë e deklaruar tashmë PDK-ja se a është opozitë apo jo”, ka thënë Zyba.
Dialogu nuk ka qenë përfaqësim i vullnetit qytetar
Kosova dhe Serbia tashmë e kanë rifilluar dialogun, e ku edhe janë arritur disa marrëveshje mes shteteve.
Për deputetin e VV-së, Salih Zyba, ky dialogu nuk e përfaqëson vullnetin e qytetarëve.
“Kyfillim i këtij dialoguështë një proces i një të kaluare më të largët për të cilën VV-ja ka pasur gjithmonë kundërshtimin edhe si parim dhe si koncept mbi bazën e të cilit ka funksionuar ky dialog. Ka qenë jo përfaqësim i vullnetit qytetar, e kjo e fundit është edhe më skandalozja e për të cilën në emër tëkëtij dialogu ka ardhur një Qeveri e re e cila nuk e ka as numrat për të qeverisur vendin”, ka thënë ai.
Zyba: Dialogu i rrezikshëm, Zajednica pasoja e radhës për Kosovën
Salih Zyba, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, në një intervistë për Front Online, ka shprehur shqetësimin se krijimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe mund të jetë pasoja e radhës për Kosovën nga vazhdimi i dialogut me Serbinë.
“Këto negociata që tashmë janë kopje të disa negociatave paraprake apo me pasoja tënjëjta e për më keq edhe pa këtë mandat që duhet qytetar, këto negociata e kanë një rrezik tëradhës. Në të kaluarën kanë dhënë historinë, kulturën , identitetin tonë të lashtë fetar por edhe pasurinë që u ka takuar atyre objekteve dhe kanë krijuar komuna të reja, sot është një proces tjetër përmesZajednicës që ne e kundërshtojmë me çdo kusht dhe kjo është pasojat e radhës që mund t`i krijojë ky proces aktual.
Deputeti i VV-së: Vlora Çitaku nuk është vlerë e shtuar për vendin, është përpjekje koti
Së fundmi janë shtuar zërat që Vlora Çitaku mund të jetë e propozuara nga Partia Demokratike e Kosovës, për pozitën e presidentit.
Në një intervistë për Front Online, deputeti i Lëvizjes VetëvendosjeSalih Zyba, konsideroi që përpjekjet e PDK-së për të u rikthyer në skenën politike përmes saj, janë koti.
“Nuk ka tëpapritura në relacionin PDK-LDK dhe nëveçanti me këtë krahun që kanë qenë deri më tani. Mirëpo, figurat që ka filluar PDK-ja t`i kthejë, t`i ofrojë, përshtypja ime është shumë personale por përkundër që e ka humbur një terren të menaxhimit të qeverisjes e sidomos të shpresës për një parë zgjedhje që mund të jenë jo larg, PDK-ja është duke bërë një përpjekje të kot që të kthejë disa figura edhe në emër të njëpërfaqësimi tash qoftë tek presidenca, qoftë me kandidatë të mundshëm për kryeministër apo për të qenë një kombinim në një marrëveshje që nuk është publike si e mundshme në mes të PDK-së apo LDK-së, si pushtet aktual”, ka thënë ai.
Kështu ai tha se Çitaku nuk është një vlerë e shtuar për vendin.
“Ajo nuk është vlerë e shtuar për vendin duke e pasur parasysh që mund të jetë një kombinim i mundshëm për ta vazhduar një Qeveri të tillë e që ne konsiderojmë e dëmshme për qytetarët. Është një përpjekje koti ashtu sikur ekziston edhe Qeveria “Koti”, ka thënë tutje ai për Front Online.
Zyba foli edhe për mosvotimin e Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike, e që sipas tij ai as nuk mund të konsiderohet si Ligj për Rimëkëmbje.
“Është fakt që ditën e djeshme gjatë seancës përpjekjet e Qeverisë përkundër mungesës së numrave të mazhorancës e futi ne seancë për ta votuar, për cilën mandati i këtij Kuvendi nuk i`a dha mundësinë këtij Ligji duke e pasur parasysh vërejtjet, sugjerimet që i ka dhënë jo vetëm VV-ja por opozita në përgjithësi për të cilën e ka kundërshtuar që gjithçka mund të quhet, por nuk është Ligj për Rimëkëmbje”, ka deklaruar Zyba për Front Online.