Deputeti i VV-së, Halil Thaçi për FrontOnline, ka folur rreth konstituimit të Kuvendit dhe formimin e institucioneve të reja, duke thënë se fajtor për shtyrje tashmë është Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtesa (PZAP).
‘’Fakt faji për shtyerjen e formimit të Qeverisë sigurisht që po bie mbi PZAP’’, thotë ai.
Deputeti deklaron se pa pasur certifikim të deputetëve të zgjedhur, nuk ka ndonjë zhvillim të mëtutjeshëm.
‘’Pa certifikimin e deputetëve, nuk ka ndonjë zhvillim të mëtutjeshëm’’, potencon ai.
Sipas Thaçit, ata janë duke pritur certifikimin që me pas me bërë Qeverinë e re.
‘’Ne po e presim certifikimin dhe ne na takon që si parti fituese që ta bëjë Qeverinë’’, shprehet ai.
Ai shprehet i bindur se do të krijohet Qeveria e re e drejtuar nga ta, duke pasur parasysh edhe deputetët e rinj që janë zgjedhur nga opozita.
‘’Unë jam i bindur se Qeveria do të krijohet, marrë parasysh që brenda për brenda subjekteve opozitare, tashmë ka një ndryshim të madh marr parasysh figurat që kanë mbetur jashtë Kuvendit dhe atyre që kanë hyrë në Kuvend. Kjo krejt për mua më dërgon në reflektimin e votuesve të opozitës, të cilët i kanë ndëshkuar të vjetrit me të rinjtë të cilët i kanë sabotuar marrëveshjet ndërkombëtare dhe gjithcka cka kanë bërë mandatin e kaluar, kanë sabotuar’’ deklaroi deputeti Thaçi për FrontOnline.
Sipas tij, deputetët e rinj do të jenë krejtësisht ndryshe nga ata të kaluarit.
‘’Deputetë e rinj të zgjedhur do kenë qasje krejtësisht ndryshe ndaj Qeverisë dhe Kuvendit. Unë nuk flas për emra të përvetshëm, por logjika ime e thotë se sigurisht që do të mbrohet e drejta dhe edhe nëse je deputet i opozitës, nuk besoj se e do bllokojnë secilin ligj në Kuvend. Opozita asnjë marrëveshje nuk e ka votuar në Kuvend’’, përfundoi deputeti Thaçi.
Matematikat për Qeverinë/ Deputeti i VV-së i bindur se i bëjnë numrat në Kuvend, opozita e heshtur