Enver Haliti nga Lëvizja Vetëvendosje ka kritikuar Qeverinë Hoti për mënyrën e bërjes politikë dhe udhëtime zyrtare të tyre, sipas tij si rezultat qëndrojnë kosto të larta të shpenzimeve.
Në seancën e sontme të Kuvendit, derisa po replikonin deputetë të LDK-së e VV-së, Enver Haliti komentoi edhe raportimin e fundit rreth ndalimit të Kryetarit të Komunës së Istogut, Haki Rugova, njofton Klan Kosova.
”Për fund nuk e di se si mund të mbyllet ky raportim, me një lajm që është arrestuar Kryetari i Istogut, Nënkryetari i LDK-së, Haki Rugova”.
”Bashkë me nënkryetarin e komunës dhe një zyrtar për falsifikim të dokumenteve dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare”.
”Besoj që kjo i përmbys të gjitha ato thënie tuajat, dhe kjo është ëmbëlsira e kësaj nate”, ka përfunduar Haliti, njofton Klan Kosova.