Anëtari i Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitim Haziri, ka kritikuar ashpër vendimin e ministrit, Armend Zemaj, për anulimin e udhëzimit administrativ për unifikimit të çmimit të barnave duke thënë se ky vendim i hap rrugë ngritjes së çmimit të barnave jashtë normës.
“Nëse shohim punën e z. Zemaj nuk shohim që ka marrë ndonjë vendim i cili ka qenë në dobi të qytetarëve i njëjti vendim ka qenë edhe me udhëzimin administrativ që bënë unifikimin e çmimeve të barnave. Kjo do të jetë kosto për qytetarët, por gjithashtu për shtetin e Kosovës, ku personat të cilët në të kaluarën kanë ngritur çmimet jashtë norme do u hapet mundësia ta përsërisin një gjë të tillë edhe tani, ky ministër para se të merr këtë vendim është dashur ta ofroj një zgjidhje më të mirë”, ka thënë Haziri për Front Online.
Deputeti i VV-së: Qeveria “Hoti” duhet të dorëhiqet, pozita e bllokoi Projektligjin për Pandeminë
Haziri është shprehur se si Vetëvendosje do të votonin për Pakon e Rimëkëmbjes Ekonomike nëse merren parasysh propozime e tyre.
“Ne kemi shikuar Pakon për Rimëkëmbje Ekonomike ka shumë parregullsi në atë pako, ne kemi propozuar edhe amendamentin e asaj pako, tash të e shohim nëse vërtet has në mirëkuptim ky propozim i yni ne jemi t’u ndihmojmë qytetarëve, jemi të punojmë për rimëkëmbjen ekonomike dhe varësisht prej vullnetit të Qeverisë ne do të marrim vendim bashkërisht si grup i VV-së”, tha ai për Front Online.