Deputeti i Vetëvendosjes, Gazmend Gjyshinca ka treguar se pse deputetët e VV e kanë bojkotuar raportimin e Ministres së Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla.
Gjyshinca shkruan se raportimi i Haradinajt është thirrur pa aprivimin e komisionit.
Ai thotë se është kontrabanduar ky raportim e janë shkelur procedurat.
Anëtarët e komisionit nga pozita dhe PDK kanë kërkuar që mediat të dalin nga salla, pse? pyet ai.
Ky është postimi i tij i plotë:
Ky manipulimi nuk mund të kalojë!
Janë bërë bashkë si asnjëherë më parë, por këtë po duan ta mbajnë sa më sekrete!
Raportimi i ministres Haradinaj është thirrur pa aprovimin zyrtar të komisionit, pra është “kontrabanduar” e janë shkelur të gjitha procedurat.
Poashtu, anëtarët e këtij komisioni që vijnë nga koalicioni qeveritar dhe PDK kanë kërkuar që përfaqësuesit e mediave të dalin nga salla.
Pse?
Prandaj bashkë me deputeten e anëtaren tjetër të Komisionit për Integrim Evropian nga Lëvizja Vetëvendosje, znj.Arbëreshë Kryeziu-Hyseni kemi braktisur raportimin e paftuar të Minstres Haradinaj-Stublla.
Do të kthehemi për të vazhduar me punë në lidhje më dokumentin shumë të rëndësishëm të Planit Kombëtar për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (PKZMSA) 2020-2024.