Lëvizja Vetëvendosje nuk do ta rrëzojë Qeverinë “Hoti” me votat e Listës Serbe.
Kështu po thotë deputeti i kësaj partie, Agon Batusha, për Front Online.
Ai thotë se deklarimi i tyre se janë “pro” rrëzimit të Qeverisë “Hoti” është pazar në mes tyre dhe partnerëve të koalcionit.
Batusha për Front Online tha se nënshkrimet për rrëzimin e Qeverisë do t’i marrin vetëm nga partitë shqiptare.
“Jo nuk do t’i kërkojmë nënshkrimet e tyre. Ky është një pazar mes tyre dhe partnerëve të tyre të koalcionit. Ne nuk do ta rrëzojmë Qeverinë me nënshkrimet e Listës Serbe. Nënshkrimet duhet të vijnë nga partitë shqiptare, pastaj ata në seancë mund të votojnë si çdo deputet tjetër”, ka thënë për Front Online Agon Batusha.
Gjatë ditës, Simiç ka thënë se Qeveria nuk po respekton marrëveshjen e koalicionit, dhe për këtë arsye me shumë gjasa do ta rrëzojnë Qeverinë “Hoti”.
“Lista Serbe, përkatësisht deputetët, nuk morën pjesë në punën e kuvendit sot dhe nuk do të marrin pjesë as në të ardhmen sepse nuk po respektohet marrëveshja e koalicionit të cilën e kemi të nënshkruar. Ne kemi treguar në mënyrë të përsëritur dhe me konstruktivitet angazhimin tonë për të vepruar në përputhje me interesat e të gjithë qytetarëve./Front Online/