×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Deputeti i PDK-së: Trepça në prag të falimentimit, Qeveria “Hoti” nuk bëri asgjë

    FrontOnline
    11 Nëntor 2020

    Minatorët e minierës së “Trepçës” në Stantërg kanë ndërprerë punën në këtë minierë për shkak të mos marrjes së pagave muajin e kaluar.

    Ata kanë thënë se greva do të vazhdon deri të zgjidhet ky problem.

    E lidhur me gjendjen e krijuar në Trepçë, për Front Online, ka folur deputeti i PDK-së, Ferat Shala.

    Ai tha se fajtorë për gjendjen e krijuar në këtë ndërmarrje është Qeveria e Kosovës dhe Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit, pasi që siç tha ai, nuk kanë bërë asgjë për këtë ndërmarrje.

    Shala i cili është edhe anëtar i Komisionit për Ekonomi, Punësim, Industri-Tregti, tha se Trepça është në prag të familemimit.

    “Përgjegjëse është Qeveria e Kosovës, ministria përkatëse që menaxhon me sektorin e cila ka disa muaj që Trepçën e ka lanë pa institucione menaxhuese, pa bord menaxhues, pa drejtor e zyrtar menaxhues me ushtrues detyre, asnjë plan pune e zhvillimi në esencë. Trepça është lënë nën mëshirën e fatit të vetë pa struktura menaxhuese e udhëheqëse  duke e lënë në një situate të keqmenaxhimit të skajshëm dhe rezultati është ky që ajo është në prag të falimentimit ose praktikisht e falimentuar”, tha ai për Front Online.

    Sipas tij, Qeveria e Kosovës e udhëhequr nga Avdullah Hoti, ka dështuar në fushën e sektorit ekonomik përkatësisht në sektorin e industrisë.

    “Qeveria deri tani nuk ka bërë asgjë dhe nuk pres që do të mund ta zgjedh këtë problem, po shihet që s’ka asnjë qëllim zhvillimor. Qeveria do të duhet ta kishte në funksion edhe ligjin për rimëkëmbje që nuk e ka në esencë ka dështuar në të gjitha fushat e sektorit ekonomik e veçanërisht në sektorin e industrisë”, u shpreh ai për Front Online.

    Front Online ka provuar të marrë një përgjigje edhe nga Ministri Blerim Kuçi dhe zëvendësministrat e Ministrisë së Ekonomisë, por ata nuk janë përgjigjur./Front Online/

     

     

    Nga Rubrika
    Ekonomi10 Janar 2025
    Instituti GAP ka publikuar një infografikë me produktet më të eksportuara gjatë viteve 2022-2024. Buzuar në këtë infografikë, më së shumti është...
    Ekonomi10 Janar 2025
    Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka marrë vendim për rritjen e pensioneve për 20 përqind për familjet e kategorive të...
    Artikull i Sponsoruar09 Janar 2025
    BKT Kosova, si një nga bankat më të mëdha komerciale në tregun e Kosovës, lanson produktin e saj të ri të gjelbër...
    Të tjera
    Lajme10 Janar 2025
    Kandidatja për deputete nga radhët e LDK’së, Sibel Halimi ka komentuar bojkotimin e disa mediave nga Vetëvendosje. Halimi përmes një shkrimi në...
    Lajme10 Janar 2025
    Moti gjatë kësaj fundjave në Kosovë pritet të jetë i vranët e me reshje bore. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Vip10 Janar 2025
    Sot, me nisjen e spektaklit të Big Brother VIP Kosova, një nga temat më të diskutuara ishte pa dyshim Gjesti, i cili...
    Vip10 Janar 2025
    Opinionisti Milaim Zeka, ka hedhur dyshime sot në ‘Prime’ se Driloni dhe ish banorja Lela, janë njohur nga jashtë. “Për secili prej...
    Lajme10 Janar 2025
    Zyrtarët policorë në koordinim me Prokurorinë Themelore në Ferizaj, në zbatim të një plani operativ, kanë kryer kontrolle në një shtëpi dhe...
    Lajme10 Janar 2025
    Në Selinë e NATO-s, nën drejtimin e ShBA-së, u mbajt takimi i 15-të i radhës/konferenca e drejtorëve të armatimeve kombëtare, në kuadër...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.