Deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku ka reaguar pas një lajmi që është shpërndarë kinse janë liruar krerët e UÇK-së.
Përmes një postimi në facebook, Lushtaku e ka konsideruar si të pandërgjegjshme.
“Sa e ulët, e pështirë është të luash me ndjenjat e familjarëve të tyre dhe të popullit shqiptar duke plasuar këso lloj tallje kinse në emër të Ditës së Gënjeshtrave.
Duhesh të jesh pa ndërgjegje njerëzore, i poshtër dhe pa fije burrërie të bësh tallje të tilla.
Turp ju qoftë!”/Front Online