×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputeti i PDK-së përplaset me zëvendëskryeministrin, shkak mungesa e Hotit

    FrontOnline
    19 Nëntor 2020

    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili ka adresuar një varg kritikash për kryeministrin Avdullah Hoti në lidhje me trajtimin e çështjes së të pagjeturve. Ai e vlerësoi edhe si neveritëse mungesën e kreut të qeverisë në interpelancën ku është thirrur për të raportuar për këtë temë. Por qeveritarët e arsyetuan atë se është në një takim virtual me presidentin e Francës, Emanuel Makron.

    Ish-ministri gjatë seancës së sotme, tha se është e çuditshme indiferenca e kryeministrit dhe qeverisë për të pagjeturit, derisa në Serbi po gjenden varreza masive të shqiptarëve të vrarë gjatë luftës së fundit.

    “Çka është e çuditshme është indiferenca e kryeministrit dhe qeverisë, kjo na bënë me u çuditur. Se ku gjendet Serbia nuk kam nevojë askujt me i tregu në këtë parlament, e as një prej qytetarëve tanë. Po ku gjendet Qeveria e Kosovës, ku gjendet kryeministri, ku janë ministrat tjerë, çfarë ofensive diplomatike kemi fillu. Gjendet varrezat masive në Serbi, si shërbehet kjo çfarë shteti është ai, kuptoni se mund të përdoret për rehabilitimin e tyre, shikoni ne po i nxjerrim ata ishin, një serbi e kaluar. Këtu bini në kurth duke mos nxjerr faktet se edhe sot Serbia tenton të fsheh varrezat masive që i ka. Është neveritëse paralizimi, heshtja e qeverisë së Kosovës dhe kryeministrit Avdullah Hoti dhe është neveritëse mungesa e tij. Kam takim në ora 12:00 interpelanca është tri orë, eja ose kërko të shtyhet”, tha ai.

    Por atij i reagoi, zëvendëskryeministri Driton Selmanaj i cili sqaroi mungesën e shefit të tij në seancë.

    “Nuk pajtohem aspak me të gjitha kontestimet e deputetit që foli. Është hera e dytë që për një periudhë të shkurtër kemi ardh në Kuvend për të diskutuar për këtë temë. Është hera e tretë që kemi raportuar në komisionin parlamentar për këtë çështje. Qeveria është e gatshme që sa herë kërkohet të vijë këtu, por unë po iu informojë se mungesa e kryeministrit është se prej orës 12:00 deri tash kur po flasim është në një takim virual me presidentit Makron. Mungesa e tij është për këtë arsye”, tha ai./FrontOnline/

    Nga Rubrika
    Lajme25 Korrik 2025
    Në gjykimin ndaj Dejan Pantiq, Milun Milenkoviq – Llune, Alesander Vllajiq dhe Momir Vakiq, të akuzuar për sulmin terrorist ndaj zyrave të...
    Lajme25 Korrik 2025
    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se e enjtja, 25 korrik 2025, ka sjellë një valë të pazakontë të të nxehtit, me...
    Lajme25 Korrik 2025
    Sot ka dështuar për herë të 52-të të konstituohet Kuvendi i Kosovës. Ndryshe nga herët e tjera, prezentë në sallë ishin edhe...
    Të tjera
    Bota/Rajoni25 Korrik 2025
    Presidenti amerikan Donald Trump tha të premten se kishte një shans 50-50 ose ndoshta më pak që Shtetet e Bashkuara të arrinin...
    Lajme25 Korrik 2025
    Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë njoftuar se në rastin “Thaçi dhe të tjerët”, paraqitja e provave nga mbrojtja do të fillojë...
    Bota/Rajoni25 Korrik 2025
    Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) thonë se do t’u lejojnë vendeve të huaja të hedhin ushqime nga ajri në Gaza, por këmbëngul...
    Lajme25 Korrik 2025
    Një qytetar i ka shkuar tek tavolina ku po qëndronte, Fitore Pacollit. I njëjti i ka çuar deputetes Pacolli për t’ia paguar...
    Vip25 Korrik 2025
    Në prag të edicionit të sivjetshëm të Sunny Hill Festival, një prej ngjarjeve më të mëdha muzikore në Kosovë, Dukagjin Lipa ka...
    Lajme25 Korrik 2025
    Mediumi zviceran, Blick.ch, ka shkruar për një rast që raportohet të ketë ndodhur në një qytet të Kosovës nga një mërgimtar zviceran....
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.