
Ndaj performancës së Qeverisë Kurti në fushën e investimeve kapitale ka folur për “Front Online” deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala.
Shala thotë se mjetet e buxhetit po mbesin të pashfrytëzuara ndër vite, pa projekte konkrete në terren.
“Kjo mos kulturë e Qeverisë Kurti në shpenzimin e investimeve kapitale është pasqyra më reale e një keqqeverisje dhe keqmenaxhimit të skajshëm të buxhetit, kjo praktikë e mos realizimit të projekteve dhe të bartjeve të këtyre shumave tash e 5 viteve nga buxheti në buxhet është shumë shqetësuese”, thotë Shala.
Ai u shpreh se bartja e shumave nga një vit buxhetor në tjetrin tash e pesë vite ka paralizuar zhvillimin ekonomik.
Qeveria e Albin Kurtit është karakterizuar me afera korruptive, thotë deputeti Shala.
“Nuk kemi zhvillim, ekonomi, infrastrukturë dhe nuk kemi realizim të projekteve. Nuk kemi asnjë projekt të inauguruar, kjo nënkupton paaftësinë dhe politikat e gabuara të Qeverisë. Kjo qeveri është karakterizuar me nepotizëm e afera korruptive të cilat e kanë dëmtuar rëndë imazhin e shtetit”, shprehet Shala për “Front Online”.