Xhavit Haliti, deputet nga Partia Demokratike e Kosovës ka shprehur shqetësimin për vendimin e Kryeministrit Albin Kurti për heqjen e vizave për qytetarët e Bosnjës dhe Hercegovinës.
Ai theksoi se ende nuk ka dëgjuar një sqarim nga Kryeministri për këtë vendim njëanësh, dhe e konsideron të nevojshëm që një vendim i tillë të diskutohet paraprakisht në Qeveri dhe Kuvendin e Kosovës
‘’Akoma se kamë dëgjuar Kryeministrin duke sqaruar Popullin e Kosovës, lidhur me vendimin e njëanshëm, për heqjen e Vizave me vendim të Kryeministrit. Mendoj që ky vendim do të duhej që paraprakisht të ishte diskutuar në Qeveri e në Kuvendin e Kosovës’’, tha Haliti.
Ai beson se ky vendim është mbështetur nga faktorë të rëndësishëm ndërkombëtarë, siç u pa në deklaratën e z.Scharz, i cili u angazhua për të bindur Dodik për pajtimin me përfaqësuesit kroat e boshnjak.
‘’Mendoj që ky vendim do të duhej që paraprakisht të ishte diskutuar në Qeveri e në Kuvendin e Kosovës. Besoj që vendimi i një anëshem është mbështetur nga faktorë të rëndësishëm ndërkombëtarë, kjo u pa nga deklarata e zotit Scharz, i cili u zotua që të angazhohej për ta bindur Dodik që të pajtohet me përfaqësuesit Kroat e Boshnjak që edhe Kosovarëve ashtu si vendeve tjera të Ballkanit, të ju lejohet udhëtimi me letërnjoftim në BH’’, tha Haliti.
Kosovarët në Bosnjë me viza, boshnjakët në Kosovë me letërnjoftime, opozita kërkon reciprocitet