Deputeti i PDK-së, Kujtim Gashi thotë se Qeveria e ka provokuar vet këtë situatë bllokimi.
Ai thotë se PDK qysh para tetë muajsh ka bërë një seri propozimesh por që sipas tij edhe me votë kjo qeveri ka penguar atë projektligj.
Deputeti opozitar thotë se megjithatë PDK ka votuar rishikimin e buxhetit që ua ka mundësuar qytetarëve marrjen e 170 eurove nga dy herë.
“Falë mbështetjes së votës sonë qytetarët kanë mundur të marrin nga dy herë nga 170 euro. Ne kemi votuar edhe ligjet ndërkombëtare që i kanë mundësuar shtetit të merr kredi të ndryshme”, tha ai