×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputeti i PDK-së: Eksperimentet e Shpendit me kryeqytetin janë të papranueshme

    FrontOnline
    21 Tetor 2020

    Reagime të shumta janë bërë rreth deklaratës së kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti rreth vendosjes së taksës për hyrjen e veturave në kryeqytet.

    Së fundmi ndaj kësaj ide ka reaguar edhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala.

    Ai reagimin e ka nisur me atë “Eksperimentet e Shpendit me kryeqytetin janë të papranueshme”.

    Shala thotë se Ahmeti po vazhdon të eksperimentoj me kryeqytetin, në përpjek që sipas tij të mbulojë mungesën e rezultateve dhe projekteve që ndikojnë në përmirësimin e jetës së qytetarëve.

    Postimi i plotë i Shalës.

    Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, po vazhdon që të eksperimentoj me kryeqytetin, në përpjekje që të mbulojë mungesën e rezultateve dhe projekteve që ndikojnë në përmirësimin e jetës së qytetarëve.

    Së fundi ai e bëri publik një propozim sa absurd aq edhe diskriminues, qesharak dhe i pa menduar mirë.

    Propozimi që në zonën e qendrës së kryeqytetit të aplikohet taksa prej 10 eurosh për parkim të veturave, në funksion të përmirësimit të cilësisë së ajrit, përveç që është një taksë e papërballueshme për buxhetin e qytetarëve, nuk është një masë që do të sillte rezultate për qëllimin për të cilin po zbatohet.

    Nga përvoja ime si ministër dhe zëvendës ministër në Ministrin e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë, nga përvoja si ligjërues i lëndës së transportit në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike, si dhe bazuar nga shembujt dhe praktikat që zbatohen në vende të ndryshme që kanë probleme me ndotjen e ajrit, vlerësoi se ka mundësi të aplikimit të shumë masave tjera më efikase dhe më të pranueshme për reduktimin e ndotjes së ajrit nga transporti.

    Përmes këtij reagimi i rikujtoi z.Shpend Ahmeti, vetëm disa prej masave dhe veprimeve të tjera që duhet të ndërmerren nga Komuna e Prishtinës për reduktimin e ndotjes së ajrit në kryeqytet para zbatimit të taksave për parkim të automjeteve në zonën e qendrës.

    1. Komuna e Prishtinës, duhet të hartojë dhe miratojë Planin e Veprimit për përmirësimin e cilësisë së ajrit sikurse e kërkon Ligji për Mbrojtjen e Ajrit nga Ndotja, ku do të duhej të përfshihen edhe masat për reduktimin e ndotjes nga trafiku;

    2. Komuna e Prishtinës, do të duhej që tanimë të kishte një Plan të Mobilitetit të bazuar në hulumtime dhe masa konkrete që do të rrisnin efiçencën e transportit urban dhe do të reduktonin ndotjen e ajrit nga ky sektor;

    3. Komuna e Prishtinës, është dashur që të mendojë që edhe me rastin e blerjes së autobusëve për trafikun urban, që ata të ishin më miqësorë me mjedisin dhe jo autobusë dizel dhe me nivel të lartë të shkarkimeve në ajër;

    4. Komuna e Prishtinës, do të duhet të caktonte ndalesa dhe zona të qarkullimit të mjeteve motorike në kryeqytet sipas kategorive të automjeteve;

    5. Komuna e Prishtinës, do të duhej të zbatonte subvencione për promovimin e transportit, shtimin e linjave dhe rritjen e efikasitetit të tij;

    6. Komuna e Prishtinës, do të duhej të angazhohej maksimalisht në ndalimin e veprimtarisë së operatorëve ilegal të taksive që ndikojnë dukshëm në shtimin e ndotjes nga transporti;

    7. Komuna e Prishtinës, do të duhej që të zbatonte orare të rregullta të pastrimit të rrugëve me qëllim të reduktimit te ndotjes nga pluhuri i rrugëve;

    8. Komuna e Prishtinës në funksion të reduktimit të ndotjes së ajrit nga transporti do të mundë të caktonte orare specifike për furnizime, auto-shkolla dhe veprimtari të tjera që janë të bazuara në shfrytëzimin e transportit;

    Këto janë vetëm disa prej veprimeve që mundë të zbatohen nga Komuna e Prishtinës për reduktimin e ndotjes së ajrit nga transporti, në kuadër të shumë masave tjera që kryeqyteti ynë të bëhej shembull dhe model edhe për qytetet tjera.

    Por, në vend të një qyteti model dhe në vend të shembujve e praktikave të mira, ne duhet të presim propozime absurde nga kryetari i kryeqytetit.

    Nga Rubrika
    Lajme17 Nëntor 2024
    Anëtari i kryesisë së AAK-së Daut Haradinaj, ka reaguar pas raportimit se kryetarja e Komisionit Parlamentar për Bujqësi Fitore Pacolli ka ndikuar...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Ndaj ministrit të Bujqësisë, Faton Pecit, po kërkohen të nisin hetime penale për të verifikuar rrethanat nëse i njëjti ka ndikuar që...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, Ramush Haradinaj, po qëndron për vizitë në Gjermani. Haradinaj...
    Të tjera
    Vip17 Nëntor 2024
    Xheneta është parë e përlotur për shkak të situatës së krijuar mes saj Gjestit dhe Edit. Derisa, situatën e komentuan edhe Leo,...
    Vip17 Nëntor 2024
    Gjesti ka akuzuar Xhenetën dhe Edin se po bëjnë “filma”. “Kur te kuptojsh injorancen atëherë thuj jam i mençur, se mu nuk...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Vetëm gjatë muajit gusht të këtij viti rreth 140 qifte vendosën t’i ndajnë rrugët e tyre. Sipas të dhënave të Agjencisë së...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Njohësi i Çështjeve të Sigurisë, Bedri Elezi për Front Online, thotë se nuk ka besuar në premtimin e kryeministrit Albin Kurti për...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Nesër, Qeveria e Kosovës do të jetë nikoqire e një takimi të përbashkët me Qeverinë e Maqedonisë së Veriut. Sipas kryetarit të...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, për FrontOnline, ka folur për premtimin e kryeministrit Albin Kurti, për shërbimin ushtarak të detyrueshëm. Për të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.