Kuvendi i Kosovës ka themeluar Komisionin Hetimorë për Privatizim në të cilin po intervistohen akterë të ndryshëm të këtij procesi.
Anëtari i këtij komisioni nga radhët e PDK-së, Sejdi Hoxha për Front Online ka thënë se do të vërtetohet se ka emra të cilët kanë keqpërdorur me këtë proces nga të gjitha partitë.
“Opinioni do të habitet me emrat të cilët do të dalin që kanë privatizuar e që janë nga partitë e tjera politike”, ka thënë ai.
PDK-ja – VV-së: Nënshkrimet për rrëzimin e Hotit kërkoni te Vjosa
Deputeti Hoxha e pranon se edhe pjesëtarë të kësaj partie kanë abuzuar me këtë proces.
“Opinioni do ta kuptoj që nuk ka qenë vetëm PDK-ja ajo që ka privatizuar, por ka shumë raste që abuzues kryesorë janë politikan, persona apo individ të cilët kanë lidhje me partitë politike në Kuvend. Ne e kemi thënë edhe më herët që nuk do të amnistojmë asnjë individ edhe brenda PDK-së por nuk do ta bartim faturën as për procesin e privatizimit, as për kapjen e shtetit, as për kapjen e gjyqësorit të prokurorisë e as të policisë”, ka thënë ai.