Anëtari i Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme nga radhët e PDK-së, Xhavit Haliti nuk e cilëson si normalitet prezencën e ambasadorëve në takimet elektorale në diasporë.
Haliti thotë për “Front Online” se Qeveria po bënë takime jozyrtare.
“Mënyra se si po organizojnë tubime elektorale nuk do duhej të bëjnë pjesë ambasadoret sepse nuk është normale të jetë prezent në tubime partiake që e bënë kryeministri. Të gjitha vizitat e deritanishme i quaj jozyrtare në raportet shtet me shtet në përfaqësim adekuate se kanë shkuar në fshatë, konference”, thotë Haliti.
Deputeti Haliti thotë se në vizitat jashtë Kosovës pushteti po shoqërohet edhe nga opozita.
“Protokolli i shtetit nëse nuk e dinë duhet ta bëjnë sepse këto çështje ngjallin debat dhe pakënaqësi. Presidenti është simbol i unitetit në çdo vizitë do duhej të ishte i shoqëruar edhe nga opozita se edhe ata janë Kosovë ndërsa këta marrin shoqërinë që ju konvenon atyre”, deklaroi Haliti për “Front Online”.
Ndryshe, zgjedhjet e fundit parlamentare ishin mbajtur me 14 shkurt të vitit 2021, ku LVV kishte fituar shumicën e votave me 50,28% të votave apo 438 mijë e 334 vota, të pasuar nga PDK me 17,09% apo 148 mijë e 285 vota, LDK kishte fituar 12,73% apo 110 mijë e 985 vota, derisa AAK kishte dalur e katërta me 7,12% apo 62 mijë e 111 vota./FrontOnline/