Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, thotë se nuk do ta lejojnë në Kuvendin e Kosovës zëvendëskryeministrin Driton Selmanaj, për shkak të deklaratave të tij për personat e pagjetur.
I ftuar në emisionin “Frontal” në T7, Bajqinovci tha se Selmanaj e ka vendin në Qeverinë e Beogradit dhe jo në Qeverinë e Kosovës.
“Ai njeri që u lodhe me punën e të pagjeturve e ka vendin në Beograd jo në Qeverinë e Kosovës…Nuk do ta lejojmë në Kuvend, ai nuk duhet ta marrë më fjalën në Kuvendin e Kosovës. Ai është zv/kryeministër, por me atë fjalor mund të jetë në qeverinë e Vuqiçt e jo këtu”, tha Bajqinovci në “Frontal”.
Ai shtoi se deklarata e tij për të pagjeturit është e pafalshme, teksa shtoi se “me këtë nuk bëhet hajgare, është çështje e ndishme e popullit tonë”.
Deputeti i LVV-së tha se nëse është lodhë Selmanaj le “të bëhet zv/kryeministër në qeverinë e Beogradit”.
“Ky njeri nuk e ka vendin këtu, sa më shpejt që të largohet ky person është aq më mirë për vendin”, shtoi ai.