Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Frashër Demaj ka thënë në “ Prime Time” si Qeveri nuk i kanë pasur numrat për të kaluar projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike, por që edhe opozita ka obligim ndaj qytetarëve ta votoj atë ligj.
“Ne si patëm numrat po si patëm do ta kalonim ligjin, po të mos mendon opozita që është liruar nga përgjegjësia qytetare.
Janë pare të qytetave që qytetarët po i marrin në një moment, pas parasysh situatën në vitin 2020, ne duhet të veprojmë komfor rrethanave”
Kurse deputeti i Vetëvendosjes, Artan Abrashi kritikoi Qeverinë Hoti ku tha se nuk i kanë numrat për votim të këtij ligji, dhe menagjimi i pandemisë ka qenë jo i mirë.
Ndërsa deputeti i PDK-së, Sejdi Hoxha kritikoi VV-në dhe LDK-së se sa ishin në bashkëqeverisje nuk arritën ta implementonin pakon emergjente.
Ndërsa tha se e mbështet atë që ka thënë Veseli se Qeveria Hoti është “E lodht” dhe ky ligj ka nevojë për korrigjim.