Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ekrem Hyseni ka thënë për Front Online se rritja e numrit të rasteve me virusin Covid-19 është shqetësuese.
Ai ka thënë se duhet të merren masa të reja për tu mbrojtur nga ky virus, por që mbyllja totale duhet të jetë opsioni i fundit.
“Rritja e numrit të rasteve të reja është shqetësuese. Masat e reja duhet të merren në kuptimin e masave restriktive, që të shtohet kontrolli, përndryshe izolimi dhe mbyllja totale duhet të jetë opsion i fundit. Vetëm duhet të respektohen masat më shumë”, ka thënë ai për Front Online.
Hyseni ka treguar se cilat duhet të jenë masat mbrojtëse që duhet të merren nga Qeveria, me Ç’rast ai ka përmendur edhe kufizimin e lëvizjes në orare të caktuara.
“Me masat tjera duhet të menaxhohet situata. Mbyllja dhe karantinimi nuk duhet të diskutohet. Respektimi i distancës, mbajtja e maskës dhe kufizimi i lëvizjes në orare të caktuara, duhet të jenë opsione”, ka shtuar ai./Front Online/