×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputeti i LDK-së jep ide për qeveri gjithëpërfshirëse edhe me VV’në

    FrontOnline
    14 Nëntor 2020

    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fatmir Rexhepi, ka theksuar se në situatën e rëndë politike në të cilën ndodhemi, koalicioni qeverisës duhet të gjejë një zgjidhje.

    Rexhepi ka thënë se duhet të bëhen së bashku pozitë dhe opozitë, duke hedhur si ide edhe qeverinë gjithpërfshirëse.

    “Koalicioni qeverisës por edhe qeveria në këtë situatë duhet të provojnë të gjejnë zgjidhje se si do të duhet të forcohet një qeveri e stabilitetit”, thotë ai.

    Rexhepi konsideron se në situatën ndodhet vendi, nevojitet unifikim.

    “Unë gjithmonë kam patur një qëndrim si deputet se në çdo të rrethanë të rëndë është më e mira që të gjithë së bashku të gjejmë një zgjidhje një alternativë, ta kalojmë këtë test. Eshtë në interes të vendit që në këtë situatë që po kalojmë të gjejmë një zgjidhje pozitë dhe opozitë së paku për një vit, të kemi qeveri të stabilitetit ose qeveri të përgjithshme”, tha ai për Gazeta Blic.

    Ai tutje ka potencuar se nëse dakordohen, edhe LVV-ja duhet të bëjë lëshime, dhe të bëhet pjesë e kësaj qeverie, së paku për një vit sa të kemi stabilitet në aspektin politik.

    “Edhe me u mbajt zgjedhjet nesër, sërish do të kemi situata të ngjashme që asnjë parti s’mund t’i tejkalojë. Është më e mira që nëse partitë politike e dojnë këtë Kosovë është mirë me u ba bashkë, nëse jo, atëherë edhe zgjdhjet janë një prej varianteve. Por mendoj se situata në të cilën ndodhemi nuk na e jep këtë variant. Unë jam idhtar i asaj që edhe Vetëvendosja me u përfshi në këtë koalicion dhe mi dhanë oponencë këtyre situatave së paku për një vit, pastaj bashkarisht me shku në zgjedhje”, ka shtuar tutje Rexhepi.

    Zhvillimet e fundit të Speciales, kanë sjellë një situatë re në skenën politike në Kosovë.Ish-presidenti, Hashim Thaçi, ka dhënë dorëheqjen pas konfirmimit të aktakuzës, dhe në vend të tij si u.d. e detyrës është Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani.

    Kryeministri Hoti, ka thirrur në takim subjektet politike për të gjetur një zgjedhje të situatës.

    Nga Rubrika
    Lajme14 Nëntor 2024
    Ministria e Mbrojtjes së Kosovës ka njoftuar se pilotët e Forcave të Sigurisë së Kosovës po vazhdojnë trajnimet në Bazën Ajrore të...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka quajtur “paçavure” doracakun e Edukatës Seksuale për të cilin tha se ka kërkuar nga kryetarët...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Pas Kryeqytetit dhe disa komunave tjera, edhe ajo e Vitisë do të ndalojë përdorimin e Doracakëve “Edukimi Seksual dhe Shëndeti Riprodhues” për...
    Të tjera
    Lajme14 Nëntor 2024
    Gazetari dhe analisti, Lavdim Hamidi, në emisionin CONTEXT në ATV, tha se në zgjedhjet 9 shkurtit, ‘goditjen’ më të madhe Lëvizja Vetëvendosje...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani, ka thënë se janë të gatshëm të përballen me të gjitha sfidat e sigurisë, dhe se,...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Për të premten parashikohet të mbajë kryesisht i vranët, ku pritet në zona të caktuara të ketë reshje të pakta shiu e...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Shefja e grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka dënuar sulmin me thikë në Ferizaj, i cili ndodhi për shkaqe etnike.Kusari-Lila ka...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi gjatë ditës së nesërme do të dorëzojë padi ndaj Ministrisë së Punëve të Jashtme...
    Vip14 Nëntor 2024
    Dalja e Gjestit nga shou më i madh televiziv shqiptar, Big Brother VIP Kosova, do të gëzonte disa prej banoreve brenda shtëpisë....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.