Deputeti nga radhët e LDK-së, Shkelzen Hajdini, gjatë një emisioni televiziv ka folur për projektligjin për rimëkëmbjes ekonomike.
Ai tha se fajtor për mos kalimin e këtij projektligji është pozita.
“Fajin për ngecjen e ligjit për rimëkëmbje e ka pozita, por ky projektligji nuk është i Qeverisë, por është i qytetarëve të Kosovës”, tha ai.
Hajdini, foli edhe për mocionin e mosbesimit për rrëzimin e Qeverisë “Hoti”.
Ai tha se, opozita nëse i ka votat ta rrezojë Qeverinë.