×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputeti i GUXO: Deklaratat e ministres Gërvalla për presidentin Trump dhe Grenellin të papjekura dhe të panevojshme

    FrontOnline
    07 Nëntor 2024

    Donald Trump është presidenti i 47-të i Amerikës. Zgjedhja e tij në krye të SHBA-së, ka marr jehonë botërore, por fokus të madh ka pasur edhe në Kosovë.

    Ky është mandati i dytë i Trumpit në krye të Shtëpisë së Bardhë, pasi që për herë të parë president i SHBA-ve kishte shërbyer gjatë viteve 2016-2020, për t’ia liruar pozitën më pas pozitën presidentit aktual Joe Biden gjatë katër viteve të fundit.

    Presidenti Trump dhe bashkëpunëtorët e tij, përkatësisht Richard Grenell, jo rrallëherë janë kritikuar për politikat e tyre karshi Kosovës nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla dhe deputetë e militantë të lëvizjes “Vetëvendosje”.

    Kurti, madje kishte përmendur edhe ‘’thikat’’ pasi që sipas tij, ato ishin bërë gati për ta ‘’prerë’’ hartën e Kosovës.

    “Marrëveshja është e gatshme ku këta me thika mbi hartën e Kosovës kanë qëndruar për dy vjet e tash mua duan të më ftojnë t’i bashkohem tavolinës për kërcitjen e tapës së shampanjës, unë nuk e bëj këtë“, kishte thënë Kurti në një emision televiziv.

    Derisa Kurti e kishte quajtur ish-emisarin Richard Grenell si emisar që po mbante anën e Serbisë, zëvendësja e tij, Donika Gërvalla, ishte edhe më ashpër sa për Trump sa për Grenellin, duke thënë se këta të dy asnjëherë nuk janë interesuar për fatin e Kosovës.

    E deklaratat e tilla po konsiderohen te papjekura e të panevojshme  edhe nga deputetët e Listës Guxo, por edhe të “Vetëvendosjes”.

    Nga subjekti politik ‘Lista Guxo”, e cila është në koalicion me Lëvizjen ‘Vetëvendosje’ kanë kritikuar deklaratat e ministres së Jashtme, Donika Gërvalla.

    Deputeti Burim Meta për “Front Online” i ka quajtur si deklarata të papjekura dhe të panevojshme.

    Sipas tij, qëndrimet e tilla si të Gërvallës tregojnë mos aftësinë në politikën e jashtme dhe vendore.

    “Një deklaratë e tillë është e papjekur dhe e panevojshme dhe shpërfaq mos zotësinë dhe mosaftësinë në politika jo vetëm vendore, por edhe ndërkombëtare”, u shpreh Meta për FrontOnline.

    Deputeti Meta thotë çdo herë ka pasur përkrahje nga Amerika për Kosovën, pavarësisht kush ka qenë në pushtet.

    “Kemi pasur përkrahje çdo herë edhe republikanët kur kanë qenë në pushtet dhe kanë përkrahur pa rezervë. Trumpin e uroj për këtë pozitë të merituar dhe presim përkrahjen e zhvillimit dhe stabilitetit të Kosovës”, deklaroi Meta.

    Deputeti i ‘Vetëvendosjes’: Kushdo që ka deklaruar publikisht për Trumpin dhe Grenellin mbanë përgjegjësi

    Deputeti i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Salih Zyba duke mos dëshiruar t’i komentoj deklaratat e Gërvallës thotë se përgjegjësi mbanë çdo kush që ka dhënë deklarata publike.

    “Proces i mirë dhe demokratik dhe si rezultat i qytetarëve të SHBA.  Kushdo që ka deklaru publikisht mbanë përgjegjësi”, tha Zyba.

    Deputeti Zyba vlerëson se politika e Kosovës karshi SHBA-së varen edhe nga përfaqësimet që do jenë.

    “Nuk kamë dilema në politikën e SHBA në raport me Kosovën, por varet gjithçka varet edhe nga qëndrimi i atyre dhe jo dëshirave të tona”.

    Deputeti Thaçi: Grenell e ka kuptuar gabimin e tij që kishte në raport me Qeverinë e Kosovës

    Halil Thaçi, deputet i partisë në pushtet(Vetëvendosjes) deklaron për “Front Online” se Richard Grenell e ka kuptuar gabimin e tij për inatin personal që kishte me Qeverinë e Kosovës.

    “Mund të ketë gabime të zyrtarëve amerikan që kanë bënë ndërhyrje në punët që nuk ju takojnë siç ishte ajo me Grenell që kishte inat personal me qeverinë e atëhershme. Grenell e ka pa gabimin e tij që e ka bërë me qeverinë e atëhershme”, u shpreh Thaçi.

    Thaçi thotë se pavarësisht kush e fitoi garën në zgjedhjet e SHBA është mik i Kosovës.

    “Kryemiku i Kosovës është Amerika. Jemi mirënjohës popullit amerikan për ndihmën e tyre para luftës gjatë dhe pas, pavarësisht kush e fituar garën është mik i yni”, thotë Thaçi.

    Deputeti Thaçi tha se propaganda e Serbisë filloi direkt pas përfundimit të zgjedhjeve në SHBA, anipse shteti serb i dinë raportet mes Amerikës dhe Kosovës.

    “Propaganda e Serbisë kundër Kosovës filloi sot karshi Trump, u panë disa foto se gjoja duke e uruar Trump. Ata e dinë mirë se çfarë raporti ka Amerika karshi Kosovës”.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka uruar presidentin e ri të SHBA, Donald Trump për fitoren.

    Urime President Donald Trump për fitoren tuaj elektorale. SHBA-ja është një aleat, mik dhe partner kyç i Kosovës dhe ne mezi presim të punojmë së bashku për përparim dhe paqe”, shkruan Kurti.

    Donald Trump ka garuar kundër demokrates, Kamala Harris, aktualisht nënpresidente amerikane, në zgjedhjet 5 nëntorit.

    Trump ka fituar në shumicën e atyre që njihen si shtete të papërcaktuara, duke siguruar 277 vota të Kolegjit Elektoral.

    Një kandidat duhet të fitojë të paktën 270 vota për t’u shpallur fitues.

    Vetë Trump, u është drejtuar mbështetësve nga Florida gjatë ditës së djeshme, dhe është zotuar se do të punojë për ta “shëruar” SHBA-në./FrontOnline/

     

     

    Nga Rubrika
    Lajme07 Nëntor 2024
    Ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, Edita Tahiri, pas fitores së Donald Trump në zgjedhjet presidenciale në ShBA, ka thënë se kanë nisur spekulime...
    Lajme07 Nëntor 2024
    Halil Thaçi, deputet i partisë në pushtet(Vetëvendosjes) deklaron për “Front Online” se Richard Grenell e ka kuptuar gabimin e tij për inatin...
    Lajme07 Nëntor 2024
    Komuna e Gjilanit është bërë me 51 profesionistë të rinj shëndetësorë. Sipas një komunikate nga ana e kësaj komune, thuhet se profesionistët...
    Të tjera
    Lajme07 Nëntor 2024
    Deputeti i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Salih Zyba duke mos dëshiruar t’i komentoj deklaratat e Gërvallës në një prononcim për portalin 'FrontOnline' thotë se...
    Bota/Rajoni07 Nëntor 2024
    Presidenti i SHBA-së, Joe Biden pritet t’i drejtohet kombit nga Shtëpia e Bardhë gjatë ditës së sotme. Ndërsa ai ka lëshuar një...
    Bota/Rajoni07 Nëntor 2024
    Në ngjitjen e mundimshme drejt “tavanit më të lartë e më të fortë prej xhami”, kandidatet femra presidenciale këmbëngulën dhe rezistuan. Ato...
    Lajme07 Nëntor 2024
    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, bashkë me zëvendësshefin e Zyrës së Këshillit të Evropës në Prishtinë, Tankut Soykan do të diskutojnë rreth...
    Lajme07 Nëntor 2024
    Lidhja Demokratike e Kosovës me fillim nga ora 19:00, nis “Turneun e Ndryshimit”. Në tubimin në kryeqytet, ku folës kryesor është kandidati...
    Lajme07 Nëntor 2024
    Sot në Kosovë pritet të mbizotërojë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat maksimale do të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.