Deputeti i AAK-së, Gazmend Syla ka pasur disa kritika për ministritë që udhëhiqen nga LDK-ja.
Në Facebook ai ka thënë se kur institucionet e Kosovës brenda orësh morën vendime anti-COVID19, qytetarët e Kosovës sidoqoftë e respektuan këtë vendim.
“Kur vjen puna te denimet e qytetarëve, po shohim se po këto institucione i kanë nxit policët e sidomos policët e rinj të dënojnë pa fol dy herë”, thotë ai.
Syla shton se dënimit do të duhej t’i paraprinte vërejtja, sepse, shton se qytetarët nuk vetëdijësohen me kamxhik e dënime.
“Denimin ish dashtë me e parapri vërejtja. Nuk vetëdijësohen qytetarët me kamxhik e me denime, por me masa tjera ndryshe, njëjtë si në vendet e BE-së. Duke e marrë parasysh papunësinë e varfërinë e skajshme në vend, urgjentisht duhet të ndryshohen këto masa. Nëse vazhdon kështu, Ministria e Shëndetësisë e ajo e Brendshme do të shndërrohen në Ministrinë e Plaçkës, koronavirusi do të lulëzoj ndërsa qytetarë do të varfërohen edhe më shumë”, ka thënë ai.
Shkrimi i plotë:
Kur institucionet e Kosovës brenda orësh morën vendime anti-COVID19, qytetarët e Kosovës sidoqoftë e respektuan këtë vendim.
Kur vjen puna te denimet e qytetarëve, po shohim se po këto institucione i kanë nxit policët e sidomos policët e rinj të dënojnë pa fol dy herë.
Denimin ish dashtë me e parapri vërejtja. Nuk vetëdijësohen qytetarët me kamxhik e me denime, por me masa tjera ndryshe, njëjtë si në vendet e BE-së. Duke e marrë parasysh papunësinë e varfërinë e skajshme në vend, urgjentisht duhet të ndryshohen këto masa. Nëse vazhdon kështu, Ministria e Shëndetësisë e ajo e Brendshme do të shndërrohen në Ministrinë e Plaçkës, koronavirusi do të lulëzoj ndërsa qytetarë do të varfërohen edhe më shumë.