×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputeti i AAK-së: Ramushi president, për Isën s’kemi koment

    FrontOnline
    26 Tetor 2020

    Kanë mbetur edhe gjashtë muaj nga përfundimi i mandatit të presidentit Hashim Thaçi, e partitë politike kanë filluar t’i bëjnë publike emrat e kandidatëve për president.

    Nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) është propozuar që kandidat të jetë kryetari i kësaj partie, Ramush Haradinaj, pasi që në këtë parti po thonë se Haradinaj i plotëson të gjitha kushtet për të qenë në krye të këtij posti.

    Deputeti Rasim Selmanaj në një intervistë për portalin Front Online, tha se  si parti janë të vendosur që të mos heqin dorë nga posti i Presidentit.

    Ai tha se ky post nuk mund të jetë pikë përçarëse mes partnerëve të koalicionit, por çështje e vullnetit të partive.

    “Nuk mendoj se mund të jetë pik përçarëse, kjo është më shumë çështje e vullnetit të partive politike. Ne e kemi propozimin tonë të shohim se si kanë me reflektuar partitë tjera politike, mirëpo ne nuk heqim dorë prej këtij propozimi sepse mendojmë se është propozim i qëlluar”, tha ai.

    Por në rast se partitë politike nuk dakordohen për zgjedhje e Presidentit, deputeti Selmanaj tha se janë të gatshëm të shkojnë edhe në zgjedhjet e parakohshme.

    “Në rast se nuk ka pajtueshmëri është çështje e vendimeve të partive tjera politike. Nuk është AAK ajo që vendos me shku apo mos me shku në zgjedhje, por në cilin do variant ne jemi të gatshëm me shku në zgjedhje të parakohshme”, tha ai për Front Online.

    I pyetur se a e përkrahin Isa Mustafën nga Lidhja Demokratike e Kosovës për President, deputeti Selmanaj tha se çështja e presidentit është një çështje e bashkëpunimit ndërmjet partnerëve të koalicionit dhe se AAK-ja tashmë e ka propozimin për këtë post.

    “Sa i përket çështjes së Presidentit është më shume çështje e një bashkëpunimi ose të një koalicioni të mundshëm në mes partive që janë në koalicion por edhe partive tjera dhe grupeve tjera që janë në parlament, mirëpo AAK-ja rreth Presidentit e ka propozimin e vet ne e kemi propozuar kryetarin Ramush Haradinaj dhe mendoj se propozimi ynë është në kohën e duhur edhe po ashtu jemi të bindur se Ramush përfaqëson një autoritet të pakontestueshëm e që mundet me u përballë me shumë zhvillime të cilat e presin Kosovën”, tha ai për Front Online.

    Deputeti Selmanaj, foli edhe për mundësinë e përfshirjes së PDK-së në Qeverinë “Hoti”.

    Ai tha se zgjerimi i koalicionit është mundësi e hapur dhe se një stabilitet institucional i duhet vendit.

    “Unë personalisht nuk e di ndonjë detaje të kësaj që po pyesin, por megjithatë çështja e zgjerimit të koalicionit është mundësi e hapur por të shohim se si kanë me u zhvillu situatat tash e tutje sidoqoftë mendoj që një stabilitet institucional i duhet Kosovës në këtë kohë, varet prej vullnetit të partive politike”, tha ai për Front Online.

    Nga Rubrika
    Lajme18 Nëntor 2024
    Analisti politik, Dritëro Arifi, për FrontOnline, thotë se takimi i së hënës mes dy qeverive asaj të Kosovës dhe të Maqedonisë së...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Analisti politik në Maqedoninë e Veriut, Isen Saliu, për FrontOnline ka folur për takimin mes dy qeverive, asaj të Kosovës dhe të...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Ish-ministrja e punëve të jashtme në Qeverinë e Kosovës, Meliza Haradinaj, ka reaguar me anë të një statusi në “Facebook”, duke theksuar...
    Të tjera
    Lajme17 Nëntor 2024
    Dy persona, ngasësi dhe pasagjeri i një motoçiklete janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ndodhi sonte rreth orës 22:00 në...
    Bota/Rajoni17 Nëntor 2024
    Presidenti kinez Xi Jinping u zotua të bashkëpunojë me administratën e Donald Trump në SHBA, teksa zhvilloi bisedimet e fundit me presidentin...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Kryeministri i Rumanisë, Marcel Ciolacu i është përgjigjur kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti i cili u dha mbështetje lojtarëve të Kosovës të...
    Vip17 Nëntor 2024
    Sara ka dhuruar spektakël sonte, me një performancë të papritur. E gjitha ndodhi gjatë një sfide dhe si dënim nga Xuxi mori...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti, mbi qëndrimin e sontëm të...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Ish-ministri i Arsimit, Arsim Bajrami, ka reaguar pas përmendjes së tij nga Kryeministri Albin Kurti lidhur me debatet për doracakët për mësimdhënës...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.