Zëvendës kryeministri i Kosovës, Besnik Tahiri, është shprehur se është normale që opozita është duke kërkuar dorëheqjen e Qeverisë, raporton Front Online.
Megjithatë ai ka thënë se nuk do të dorëhiqen, dhe se janë duke punuar shumë, kështu edhe duke e lavdëruar kryeministrin Hoti.
“Është normale që opozita kërkon dorëheqje, por na nuk dorëhiqemi pse kërkon opozita. Pse nuk po i bëjnë nënshkrimet. Kjo çështje duhet të trajtohet seriozisht, për mendimin tim tani s’është serioze. Kjo është një qeveri e cila është duke punuar shumë. Kryeministri me qasjen e tij e ka kthyer një normalitet në vend’, tha ai në emisionin Argument Plus./Front Online/