×
  • Front TV
  • Front TV

    Deputeti i AAK-së: PDK-së po Ministritë, jo Presidencën

    FrontOnline
    09 Tetor 2020

    Në zgjedhjet e 2017-s, forcat, i bën bashkë prej fillimi.

    E në ato të 2019-es, garuan ndaras. PDK, AAK e Nisma i matën forcat secila veç e veç.

    Por shumë shpejt, këto tri subjekte të krahut të luftës, rrugëtimin politik, mund ta kenë përsëri të përbashkët.

    Është tabori i AAK-së ai që shpreh nevojën që partia e Kadri Veselit të bashkëngjitët me ta, partinë e Limajt dhe  LDK-në e Isa Mustafës në koalicionin aktual.

    “Është e nevojshme t`i bashkohet një parti e madhe këtij koalicioni. Për shkak se  është faza përfundimtare e përmbylljes së një tranzicioni siç është dialogu. Nuk ka asnjë gjë që duhet t`i themi kurrë. PDK-ja është parti shtet formuese si LDK-ja dhe AAK-ja, përjashto këtu VV-në”, u shpreh për Front Online, deputeti i AAK-së, Shkumbin Demaliaj.

    “Kurorëzimin” e mundshëm të këtyre partive mund ta prish çështja e zgjedhjes së Presidentit.

    Në AAK, një herë për një herë, nuk lëshojnë pe për këtë post. Deputeti i saj Demaliaj thotë se kandidati i vetëm që përkrahin është shefi i tyre, Ramush Haradinaj.

    Ne e kemi Ramush Haradinajn kandidat për president. Vlora Çitaku? Nëse subjekti politik e thash merr vendim dhe Këshilli drejtues dhe Kryesia e partisë marrin dhe ka marrëveshje politike ose një konsensus më të madh politik për ndryshime tjera ato duhet të ndodhin në kohën e ardhme. Deri me tash kandidati i vetëm është Ramush Haradinaj”,
    u shpreh Demaliaj për Front Online.

    Sikur të mos ishin çështjet si kjo e të tjera ku nevojitet konsensus më i madh në AAK shprehen të bindur se koalicioni aktual do të ishte stabil deri në fund të mandatit, pa pasur nevojë për dike tjetër.

    “Për numra të shumicës do të jetë në përfundim të mandatit. Kemi numrat do të konfirmohen të hënën në mëngjes”, theksoi Demaliaj.

    Ndryshe, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në Kuvend në këtë legjislaturë të 7-të përfaqësohet me 14 deputetë.

    Nga Rubrika
    Front TV25 Dhjetor 2024
    Situata e furnizimit me energji elektrike, si dhe ujë mbetet ende shqetësim për qytetarët e Kosovës. Përveç mungesave në furnizim edhe pagesa...
    Front TV24 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës Albin Kurti në një konferencë për media sot është pyetur nga gazetarët për moscertifikimin e Listës Serbe nga KQZ...
    Front TV24 Dhjetor 2024
    Kryeministri Albin Kurti në konferencën e sotme për media është pyetur nëse ka pasë edhe raste të tjera kur Prokuroria ka shkuar...
    Të tjera
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Ka dështuar mbledhja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për shkak të mungesës së kuorumit. Mbledhjen e mbylli kryetari i KQZ’së, Kreshnik Radoniqi....
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Policia e Kosovës sot ka zhvilluar një operacion policor në komunën e Graçanicës. Nga ky operacion dy persona janë shoqëruar në polici...
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Përfaqësuesi i VV-së në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Sami Kurteshi, ka thënë se nuk do të ankohen në Gjykatën Supreme për vendimin...
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Gjykata Kushtetuese, ka vendosur se vendimi i 15 dhjetorit të vitit 2023 i Kuvendit të Kosovës për shkarkimin e anëtarit joprokuror të...
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Policia e Kosovës sot u njoftua për një valixhe të dyshimtë afër një ndërtese banimi sot në Ferizaj. Policia tha se në...
    Vip26 Dhjetor 2024
    Ndërhyrjet në fotografi po bëhen me të madhe nga shumica e përdoruesve të rrjeteve sociale. E radhës që ka dështuar me editimin...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.