Ministrja e Financave Hikmete Bajrami, ka raportuar sot në Komisionin për Buxhet dhe Transfere. Në komision u diskutua për vendimin e Qeverisë së Kosovës, ku bizneset të cilat kanë pasur humbje si pasojë e pandemisë COVID-19 do të ndihmohen nga Fondi për Rimëkëmbjen Ekonomike, e ku Qeveria e Kosovës nga ky Fond, i cili kap vlerën 365 milionë euro, ka ndarë 60 milionë euro, për subvencionimimin e pagave për bizneset aktive.
Deputeti i AAK-së, Gazmend Abrashi, njëherit nënkryetar i këtij komisioni, u interesua rreth masave fiskale të marrura nga ana e Ministrisë së Financave për t’iu dalur në ndihmë bizneseve. Gjithashtu, duke folur për rëndësinë që ka ndarja e fondit nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Abrashi theksoi se kjo e ndihmon komunitetin e biznesit në tejkalimin e krizës financiare, e shkaktuar si pasojë e pandemisë Covid-19.
“Me këtë ndihmë financiare, komuniteti i biznesit e ka kuptuar se kjo qeveri po mirret me kërkesat e tyre”, deklaroi Abrashi.
Ndër të tjera, Abrashi gjithashtu duke folur për rëndësinë e kalimit