Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, gjatë një emisioni televiziv ka folur për postin e presidentit pas kalimit të mandatit të presidentit aktualë, Hashim Thaci, raporton portali FrontOnline.
Ai tha se të gjithë do të janë dëshmitar të zgjedhjes së Ramush Haradinajt për president.
“Do të ndodh zgjedhja e Haradinajt për president edhe ju do të jeni dëshmitarë se kjo do të ndodhë”, tha ai.