Deputeti i AAK-së, Ali Berisha, ka thënë se aktakuzat e ngritura ditëve të fundit nga Gjykata Speciale ndaj zyrtarëve të lartë shtetërorë janë fabrikime të Beogradit.
“Aktakuzat e sotme ndaj Presidentit, Hashim Thaçi, kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, shefit të Gr. Parlamentar, Rexhep Selimi dhe skenat e djeshme ndaj ish-kryetarit të Kuvendit, Jakup Krasniqi, mbeten fabrikime të mbetjeve të Millosheviçit në Beograd”, është shprehur Berisha.
“Bashkëluftëtarët tonë do të vërtetojnë pastërtinë e luftës për liri”.
Ai ka deklaruar se lufta e UÇK-së mbetet pjesa më e lavdishme e historisë tonë të re kombëtare.