-->
×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputeti i AAK-së kundër vendimit të ministrit Reçica

    FrontOnline
    14 Tetor 2020

    Deputeti i Kuvendit nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Gazmend Syla është shprehur kundër vendimit të qeverisë i cili parasheh që çdo veteranë i UÇK-së duhet të lajmërohet dy herë në vit në zyrat e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS).

    Përmes një postimi në Facebook, Syla ka kërkuar nga ministri i MPMS-së, Skender Reçica që ta rishikoi këtë vendim.

    “Pas vendimit të marrë nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, ku çdo veterani i duhet të lajmërohet në zyret e Ministrisë dy herë në vit, për të deklaruar që janë gjallë, shpreh kundërshtimin tim ndaj vendimit, i cili edhe pse mund të ketë qëllim të mirë, zbatimi i tij është në kohën e gabuar. Andaj kërkoj nga ju që të rishikoni këtë vendim dhe të shtyni zbatimin e tij deri pas përfundimit të gjendjes pandemike”, ka shkruar Syla.

    Syla ka thënë se grumbullimi i veteranëve pranë zyrave të MPMS-së, rrezikon edhe shëndetin publik në rrethana pandemie.

    “Grumbullimi i veteranëve pranë zyrave të ministrisë që ju e drejtoni, është përpos i ndaluar, ashtu edhe i rrezikshëm për shëndetin publik, sepse grumbullime të tilla mund të bëhen vatra të përhapjes së virusit”, është shprehur Syla.

    Nga Rubrika
    Kronika25 Korrik 2025
    Një shtetase turke së bashku me fëmijën e saj, është ndaluar në aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” nën dyshimet për falsifikim...
    Lajme25 Korrik 2025
    Sindikata e Punëtorëve të Radio Televizionit të Kosovës (SPERTK) i bën thirrje të drejtpërdrejtë Qeverisë së Republikës së Kosovës që të ndërmarrë...
    Kronika25 Korrik 2025
    Një burrë me shtetësi australiane ka përfunduar në policinë e Pejës, pasi dyshohet për dhunë fizike ndaj një gruaje australiane. Policia në...
    Të tjera
    Bota/Rajoni25 Korrik 2025
    Kreu i diplomacisë amerikane e bëri të qartë të enjten se “kundërshton fuqishëm” vendimin e presidentit francez Emmanuel Macron për të njohur...
    Lajme25 Korrik 2025
    Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka komentuar vendosjen e masës së përkohshme për konstituimin e Kuvendit nga Gjykata Kushtetuese. Ajo ka vlerësuar...
    Kronika25 Korrik 2025
    Në orët e mbrëmjes së datës 24 korrik 2025, në Stacionin Policor Jugu në Mitrovicë, është pranuar informatë për të shtëna me...
    Lajme25 Korrik 2025
    Një tentativë për vrasje ka ndodhur mbrëmë në rrugën “Ferid Curri” në Prishtinë, në afërsi të një hoteli, ku një person ka...
    Lajme25 Korrik 2025
    Emilija Rexhepi, zëvendëskryeministrja në detyrë është deklaruar për “Front Online” lidhur me vendimin e Presidentes Vjosa Osmani për t’iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese...
    Sport25 Korrik 2025
    Juventusi ka zyrtarizuar transferimin e mbrojtësit të djathtë Joao Marion nga Porto për 11.4 milionë euro, plus 1.2 milionë euro bonuse të...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.