Kryetari i Lëvizjes Përparimtare të Romëve të Kosovës, Erxhan Galushi, është takuar me kreun e Vetëvendosjes, Albin Kurtin dhe ushtruesen e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani.
Në takim ai ka konfirmuar votën pro tyre.
Ai ka thënë se do t’i përkrahë të dy, Kurtin për kryeministër edhe Osmanin si presidente.
“Ne si parti nuk patëm kushte specifike, por deshëm që të prioritizohen programet qeverisëse për komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian, sidomos për komunitetin rom dhe të gjithë së bashku të gjejmë një gjuhë të përbashkët për përmirësimin e gjendjes së përigjithshme për qytetarët e Kosovës. Pra, gjithçka çka është e mirë për Kosovën”, ka thënë ai.