×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputeti finlandez: Do ta mbështesim Kosovën për në KiE

    FrontOnline
    27 Tetor 2024

    Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme i Parlamentit të Finlandës, Kimmo Kiljunen, thotë se shteti i tij do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën për tu anëtarësuar në Këshillin e Evropës. Ai shpreson që gjatë vitit të ardhshëm të përfundoj me sukses ky proces për Kosovën.

    Në fillim të këtij viti, Kosova dështoi të anëtarësohej në Këshillin e Evropës.

    Shkak për këtë ishte kushtëzimi për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe nga partnerët ndërkombëtar.

    I zhgënjyer me faktin që Kosova nuk arriti ta sigurojë mbështetjen e shumicës në Komitetin e Ministrave po shprehet Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme i Parlamentit të Finlandës, Kimmo Kiljunen.

    Diplomati finlandez tha se shteti i tij me aq fuqi sa ka, e ka mbështetur Kosovën për anëtarësim në këtë organizatë.

    Ai pret që pas zgjedhjeve nacionale Kosova të futet në agjendën e Komitetit të Ministrave, mirëpo ai nënvizon se gjatë kësaj periudhe duhet të ketë progres në dialog me Serbinë.

    “Finlanda do ta mbështes Kosovën në rrugën e saj drejt Evropës. Ne e kemi përkrahur Kosovën për tu anëtarësuar edhe në Këshillin e Evropës, sepse para hyrjes në Bashkimin Evropian është e rëndësishme që të anëtarësoheni fillimisht në këtë organizatë. Gjatë një periudhe u duk se u krijua një momentum i mirë që Kosova të anëtarësohej në Këshill por në Komunitetin e Ministrave nuk pati mjaftueshëm mbështetje. Pas zgjedhjeve në Kosovë që po shpresoj se do të shkojnë mirë, besoj se do të riktheheni në agjendë. Mbështetjen time do ta keni në këtë proces”, thotë Kiljunen për tëvë1.

    Politikani finlandez vlerëson se është në interesin e komunitetit serb që Kosova të anëtarësohet në Këshillin e Evropës.

    Ai thotë se këtë gjë ua ka shpjeguar edhe të tjerëve kur ka kërkuar mbështetje për shtetin më të ri në Evropë.

    “Duhet ta kuptojmë të gjithë se fokusi është më shumë tek qytetarët sesa tek shtetet. Me anëtarësim ne Këshillin e Evropës, përfitues do të ishin qytetarët e Kosovës, veçanërisht komunitetet. Ju do të keni qasje ne Gjykatën Evropiane dhe të gjitha mekanizmat e tjerë për të drejtat e njeriut. Prandaj them qytetarët serbë brenda Kosovës do të përfitonin jashtëzakonisht shumë sepse nëse ata thonë se po u bëhet ndonjë padrejtësi atëherë e kanë mundësinë për t’i adresuar problemet e tyre. Është me të vërtetë për keqardhje fakti që Kosova akoma nuk është anëtarësuar në Këshillin e Evropës”, shprehet deputeti finlandez.

    Më 16 prill, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës e mbështeti raportin e Dora Bakoyannis, që rekomandon anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë.

    Por vendet kryesore evropiane si Gjermania dhe Franca e kushtëzuan votimin me konkretizimin e hapave të parë drejt themelimit të Asociacionit.

    Nga Rubrika
    Lajme27 Tetor 2024
    Kori Siparantum në garat botërore të koreve “Sing for gold” në Spanjë ka marrë ‘Medalje të Artë’. “Edhe dy çmime për Kosovën....
    Lajme27 Tetor 2024
    Një ndër problematikat e Prishtinës është edhe menaxhimi me qentë endacakë, ku numri i personave që kërkojnë ndihmën mjekësore është i lartë....
    Lajme27 Tetor 2024
    Personi që theri vëllanë në Prishtinë, është duke u trajtuar në QKUK. Drejtori i Emergjencës në QKUK, Naser Syla ka bërë të...
    Të tjera
    Sport27 Tetor 2024
    Në një ndeshje mjaft dramatike, Golden Eagle Ylli ka shënuar fitore dramatike ndaj Proton Cable Prizrenit me rezultat 83:79 (21:16, 19:18, 22:26,...
    Vip27 Tetor 2024
    Konkurrentja e Big Brother VIP Kosova 3, Ana i ka thënë Kevinit se janë vetëm shokë. Ani pse në fillimet e tyre...
    Lajme27 Tetor 2024
    Dinari po vazhdon edhe më tej të qarkullojë lirshëm në komunat me shumicë serbe në Kosovë. Ndonëse përdorimi i kësaj valute është...
    Lajme27 Tetor 2024
    Zëvendëskryeministri i parë Izet Mexhiti i iu përgjigj akuzave të kreut të BDI-së, Ali Ahmeti, i cili ditë më parë tha se...
    Bota/Rajoni27 Tetor 2024
    Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në Pllanë të Lezhës. Dyshohet se është qëlluar në drejtim të një personi, raporton Abcnews.al....
    Lajme27 Tetor 2024
    Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku gjatë ditës së shtune bashkë me kryeministrin Albin Kurti, vizituan tri shtëpi të restauruara së fundi në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.