Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se nesër në mëngjes do t’i nënshtrohet një operacioni, për çka thotë se është i bindur se gjithçka do të shkojë mirë.
Postimi i tij i plotë:
Të dashur familjarë dhe miq,
Mbrëmë u përfshiva në një aksident trafiku, por fatmirësisht, së bashku me Pellazgun, kemi pësuar vetëm lëndime të vogla. Aktualisht jemi duke vazhduar trajtimin në QKUK, në Klinikën Ortopedike, ku jemi në duar të sigurta nën kujdesin e mjekëve tanë të shkëlqyer, të cilëve u jemi shumë mirënjohës.
Në mëngjes do t’i nënshtrohem një operacioni, dhe jam i bindur se gjithçka do të shkojë mirë.
Ju falënderoj nga zemra për kujdesin dhe shpresoj që t’ua kthej gjithmonë për të mirë.
Me respekt,
Beke Berisha