×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputeti Arifi me pagë, edhe pse në burg

    FrontOnline
    03 Dhjetor 2020

    Në fund të nëntorit, Etem Arifi ka pranuar në llogarinë e tij pagën nga Kuvendi i Kosovës, pasi ende vazhdon të jetë në listën e deputetëve, pavarësisht se aktualisht po vuan dënimin në burgim që nga 29 shtatori, në kohëzgjatje prej 1 viti e 3 muajsh.

    .Nga Zyra e kryetares së Kuvendit, nuk iu përgjigjën pyetjeve të Radios Evropa e Lirë pse Arifi vazhdon të marrë pagë, por mësohet jozytarisht se kjo nuk do të jetë paga e fundit për të, pasi deputeti Arifi do të vazhdojë të paguhet derisa t’i merret mandati i deputetit.Deputeti i Partisë së Ashkalinjve për Integrim, ishte dënuar më 20 gusht 2019 nga Gjykata e Apelit pasi ishte gjetur fajtor për mashtrim me subvencione. Sipas vendimit të Gjykatës, Etem Arifi, së bashku me Bajram Gashin, drejtor i OJQ-së “Zëri i Ashkalinjve”, ishin përgjegjës për përvetësimin e rreth 26 mijë eurove.

    Në Institutin e Kosovës për Drejtësi (KDI) që monitoron punën e Kuvendit, thonë se rasti i deputetit Arifi është i paprecedent për kuvendin dhe se legjislacioni në fuqi është kontradiktor.“Ai ligjërisht është ende deputet dhe si i tillë, pavarësisht faktit që është në vuajtje të dënimit dhe tash ka rreth pesë muaj që nuk ka qenë prezent në punime të Kuvendit, vazhdon të marrë pagë nga buxheti i shtetit”, tha Agnesa Haxhiu nga KDI-ja.Ajo shton se bazuar në Kushtetutën e Kosovës dhe Rregulloren e punës së Kuvendit, përcaktohet qartë se një deputet e humb mandatin, kur ai dënohet për një vepër penale me burgim për një periudhë kohore prej një e më shumë vjet.

    Nga Rubrika
    Lajme19 Nëntor 2024
    Ndonëse i ndaluar përdorimi i simboleve kombëtare në Serbi, Shaip Kamberi e nxori flamurin shqiptar në Kuvend, që për këtë, tha se...
    Lajme19 Nëntor 2024
    Fondacioni Friedrich Ebert (FES) në Prishtinë prezanton Studimin e Rinisë 2024. Në këtë prezantim po marrin pjesë dhe kryeministri Albin Kurti, si...
    Lajme19 Nëntor 2024
    Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, ka ndryshuar Ligjin për ndërmarrjet publike. Ndryshimet e këtij ligji u përkrahë me gjashtë vota...
    Të tjera
    Vip19 Nëntor 2024
    Banorët e shtëpisë më të famshme në vend janë bërë bashkë pas spektaklit ‘Prime’ mbrëmë. Temë diskutimi mes tyre ishte ardhja e...
    Opinione19 Nëntor 2024
    Nga Mero Baze: Titulli origjinal: Albin Kurti u ka borxh shqiptarëve, heqjen e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare Albin Kurti mund ta...
    Lajme19 Nëntor 2024
    Qeveria e Republikës së Kosovës njofton se ka mbajtur mbrëmë një mbledhje elektronike në të cilën ka: Ndryshuar dhe plotësuar  vendimin e...
    Kronika19 Nëntor 2024
    Mbrëmë në Prishtinë është arrestuar një person i cili kërkohej me urdhëresë të gjykatës. 46-vjeçari me inicialet V. G. ishte i dënuar...
    Lajme19 Nëntor 2024
    Donika Gërvalla, ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe zëvendëskryeministre, është liruar nga akuza për mosraportim të pasurisë. Aktgjykimi ndaj Gërvallës...
    Ekonomi19 Nëntor 2024
    Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se arkat fiskale po bëhen digjitale. “Tash e sa kohë kemi punuar që të ndryshojmë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.