Liburn Aliu, deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e VV’së, ka kërkuar publikisht që të përkrahet teksti i mocionit të mosbesimit nga PDK’ja.
Aliu, i ftuar në emisionin ‘Rubikon’ ka thënë se partia tjetër opozitare, përveç votimit të mocionit të mosbesimit, po kërkojnë marrëveshje të së ardhmes.
“Tekstin e mocionit nuk mund ta dakordojme. PDK e kanë problem marrëveshjen, ata duan që ne të bëjmë marrëveshje qysh tash. Çfarë marrëveshje dojnë ata? Për marrëveshje të së ardhmes nuk duam të bëjmë”, ka deklaruar ai.
Ai tutje ka folur edhe për situatën e LDK’së.
“Brenda Lidhjes Demokratike ekzistojnë forca që duan ndryshim, teksa disa të tjera janë të lidhura me PDK’në për shkak të tenderave”, ka thënë tutje deputeti Aliu.